
Në paraqitjen publike pas kandidimit të tij si kandidat për deputet, Sami Osmani, pak a shumë kuptohet kështu: Unë jam një demokrat që jetën, rininë dhe tërë forcën time angazhuese ia kam kushtuar vlerave dhe Demokracisë. Sot jam në Listën e Demokratëve Euroatlantikë për zonën e Kënetës në Durrës, dhe jam krenar që kam bërë pozitivitet besimin që më është dhënë dhe njëkohësisht jam krenar që i jam bashkuar këtij vizioni euroatlantik. Po përse vendosa ta bëj këtë? Pse vendosa të kandidoj për deputet?
Së pari: Ne duhet të mendojmë për fëmijët tanë, në cilin vend duam që ata të jetojnë.
Së dyti: Kriza e thellë në të cilën gjendemi – politike, morale, ekonomike, shpirtërore dhe vizionare – kërkon një reformë rrënjësore të qeverisjes. Nuk mund të lejojmë të vazhdojmë në të njëjtën rrugë të përshkruar nga politikanë të panumërt që nuk ofrojnë zgjidhje por vetëm thellojnë problemet.
Së treti: Forma aktuale e qeverisjes na ka çuar tek:
a) Paqëndrueshmëria: Ndryshimet e shpeshta të qeverive, mungesa e konsensusit dhe drejtimi i qartë i zhvillimit.
b) Mungesa e perspektivës: Pamundësia për të planifikuar dhe zbatuar politika afatgjata që do të siguronin një të ardhme më të mirë për Bullgarinë.
c) Shkëputja e politikanëve nga populli: Distanca mes pushtetarëve dhe votuesve të tyre, mungesë angazhimi real për problemet e popullit.
Unë besoj se zgjidhja është një Qeverisje Euroatlantike me forcën, vizonin e njerëzve dhe politikanëve të përkushtuar si Lulzim Basha!
I bëj thirrje të gjithëve të mendojnë për të ardhmen e Atdheut tonë!
--------------

Miqtë e tij të ngushtë me të cilët ka ndarë momente të jashtëzakonshme përkushtimi dhe angazhimi demokratik, Shkëlqim, Mondi dhe Gazmend Cufaj, pa paragjykuar më tej angazhimin, e mbështesin dhe i urojnë fitore në zgjedhjet e 11 majit 2025. Ata e mbështesin me të gjitha format, si dikur kur ishin bashkë në priesta. Ekriza, si në festime e fitore, ashtu dhe në angazhime të tjera demokratike. Kështu Sami Osmani ndihet i lumtur që ka miq e shokë të përzemërt demokratë dhe ndaj ai shkruan: “Besoj se është koha që vota të shkoj për të ndershmit në politikë, qofsha unë ai apo jo, të mos bëhet pazar me të, të mos riciklojmë ata që kemi pasur mundësi t’i provojmë dhe kanë zero rezultat në raport me demokratët, por dhe shqiptarët.” – kështu shkruan në një reagim të tij Sami Osmani, kandidat i listës së hapur për qarkun Durrës i Koalicionit Euroatlantik.

Osmani, një aktivist i hershëm i PD-Demokratët Euroatlantikë, më tej shprehet se “Shqipëria po shfaq problematika të shumta nën drejtimin e Rilindjes ku ekonomia e vendit është thuajse në kolaps, kemi një sistem arsimor në degradim që po shkon me shpejtësi drejt shkatërrimit, një sistem shëndetësor që nuk të ofron asgjë, korrupsioni galopant dhe kjo konstatohet qartë dhe nga operacionet e SPAK”.
Më poshtë reagimi i plotë:

Miqtë e mi! Shumë prej jush më njohin dhe e dinë që jam rritur me bindje të djathta duke besuar që është e vetmja alternativë për një vend si yni për ta nxjerrë nga bataku i tranzicionit që fatkeqësisht u realizua keq ndër komunistë, të shpërndarë në disa parti, e për fat të keq edhe ndër ne. Miqtë e mi, Ju që më njihni dhe të tjerë që do ndeshni këtë postim timin tani; si individ jam përpjekur dhe busull kam patur të ecurit gjithnjë në rrugë të drejtë, dhënien e dorës njëri-tjetrit për t’u ngritur dhe rritur dhe jo vënien e shkopinjve nën rrota, nuk kam qenë pjesë e asnjë pazari apo kompromisi politik në kurriz të qytetarëve, rastin konkret të zonës Durrësi i Ri ku unë jetoj, por dhe të Durrësit qytet, shkallë rrethi dhe qarku.
Si një njeri i rritur brenda familjes sonë politike, Partisë Demokratike, kam dhënë më të mirën në çdo garë elektorale duke prodhuar një rezultat mbresëlënës përballë kundërshtarit. Kam përveshur mëngët, kam punuar për fitoren duke mos patur qëllim interesin personal. Se sa të zgjedhurit e kanë justifikuar i mbetet të gjykohet nga mbështetësit tanë dhe qytetarët e qarkut Durrës. Personalisht duke besuar në synimet që PD shfaqi nga themelimi, që nga vitet e para të demokracisë si familje e persekutuar, jam rreshtuar si anëtar i PD duke dhënë kontributin tim ndër vite me detyra të cilat më janë besuar dhe jam përkushtuar për të dhënë më të mirën.
Miqtë e mi! Sot erdhi momenti që të sfidoj veten, të trokasë në dyert e bashkëqytetarëve për tu kërkuar atë që kam kërkuar për të tjerët.
Me propozim të strukturës Demokratëve Euroatlantik dega Durrës, me miratim të Këshillit Kombëtar, po ju njoftoj se do të kandidoj në zgjedhjet e 11 Maj 2025 si deputet për Koalicionin Demokratët Euroatlantik. Besoj se është koha që vota të shkoj për të ndershmit në politikë, qofsha unë ai apo jo, të mos bëhet pazar me të, të mos riciklojmë ata që kemi pasur mundësi t’i provojmë dhe kanë zero rezultat në raport me demokratët, por dhe shqiptarët. Për demokratët që janë trajtuar si numra, për ish të persekutuarit që nuk e kanë ndjerë veten të përfaqësuar deri më tani, për shqiptarët e ndershëm të pjesës gri apo dhe të majtë, është koha të reflektoni për një Shqipëri ndryshe, për një vend ku oligarkia politiko-ekonomike të mos kontrollojnë jetën tonë dhe marrin vendime pa na pyetur. Bashkohuni Koalicionit Euroatlantik, votoni listën e kandidatëve të cilët vijnë prej jush dhe jo të caktuar nga interesa okulte të zeza si përfaqësues të korrupsionit dhe krimit sepse nesër nuk do të mund tu kërkoni llogari.
Shqipëria po shfaq problematika të shumta nën drejtimin e Rilindjes ku ekonomia e vendit është thuajse në kolaps, kemi një sistem arsimor në degradim që po shkon me shpejtësi drejt shkatërrimit, një sistem shëndetësor që nuk të ofron asgjë, korrupsioni galopant dhe kjo konstatohet qartë dhe nga operacionet e SPAK. Nën pushtetin e Rilindjes vendi është në krizë dhe e vetmja zgjidhje siç ka qenë deri më sot është largimi nga Shqipëria dhe kjo plagë e shoqërisë duhet ndaluar të rrjedh.
Të gjithë atyre që iu besuan postet në drejtim nga PS rezulton se i kanë shfrytëzuar për pasurimin e vetes dhe familjarëve, në dëm të shoqërisë dhe përgjegjës i vetëm është Edvin Rama, si koka e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pushteti i tyre i korruptuar është nën darën SPAK ku po hetohet për padrejtësitë e bëra në kurriz të qytetarëve shqiptarë. A ka një përgjigje Edvin Rama për gjitha këto që janë bërë në kurrizin tonë dhe “pas krahëve” të tij?!
Miqtë e mi! Është koha që më 11 Maj 2025 me votën tuaj të besoni dhe votoni listën e kandidatëve për deputet të Koalicionit Demokratët Euroatlantik. Ky koalicion është i të gjithë shqiptarëve që besojnë në një Shqipëri të sigurt, të zhvilluar me politikanë të përgjegjshëm për vendin që duan ta integrojnë në Bashkimin Europian. Sot ne jemi në kaos për çfarë ka prodhuar politika 34-vjeçare ndaj le ti kthejmë të gjithë së bashku shqiptarëve normalitetin, udhëheqjen që meritojnë.
Është kënaqësi të jem me ju, të jem zëri juaj, mbështetja juaj. Me një përgjegjësi të madhe më lejoni t’ju them që së bashku mund të ia dalim të arrijmë ndryshimin. Koalicioni Euroatlantik ofron alternativë më të mirë për të besuar në zgjedhjet vendimmarrëse për qeverisjen e vendit.
Të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën.
Durrësi meriton më shumë
Shqipëria meriton më shumë
Miqësisht i juaji Sami Osmani!
Comments