top of page

Salvatore Quasimodo: Tani, në dalëdritë

Aug 20
1 min read

Nga Salvatore Quasimodo


Tani, në dalëdritë


Nata shkoi dhe hëna

ngadalë tretet në ajrin e qetë

perëndon në kanale.


Është kaq i gjallë shtatori në këtë tokë

të rrafshët, lëndinat janë të gjelbëra,

si lugjet e jugut në pranverë.


I braktisa shokët,

zemrën e fsheha pas mureve të vjetër

të mbetëm vetëm, të kujtoj ty.


Si qenke më e largët se hëna

tani, në dalëdritë,

dhe patkonjtë e kuajve trokojnë në gurë.


Përktheu: L. Stani

Salvatore Quasimodo
Salvatore Quasimodo

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page