top of page

Sakip Cami: Varret e të parëve janë Atdheu 

  • Jan 31
  • 1 min read

Varret e të parëve janë Atdheu 

 Nga Sakip Cami 

 Atdheu qëndron te varret e të parëve/ 

 Babai im për varret e të parëve/ 

 harxhoi edhe qindarkat e fundit/ 

 Dhe na e la amanet:/ 

 Sido që t’ju vijë jeta/ 

 Tokën e të parëve mos e shitni, 

mos e braktisni// 

 Se mbi atë shtrihet Atdheu/ 

 Paçi bekimin e Atdheut, jo mallkimin/ …

Unë sot, flokëbardhë erdha t’i shikoj/ 

 Unë vetëm i sodis, i vadis, i lëmoj/ 

 Ata zgjasin krahët, më përqafojnë/ 

 Erdhe bir ? Herë tjetër mos u vono

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page