Sakip Cami: Një tufë me lule në varrin e aviatorit Sabri Toçi
- May 9
- 2 min read

Nga Sakip Cami
Në gazetën “Fjala e Lirë”, miku im, shkrimtari Ermir Nika kishte lexuar poezinë kushtuar aviatorit dëshmor Sabri Toçi dhe më shkruan:
“Sabri Toçi ka qenë shok kursi me tim atë në Institutin e fiskulturës" Vojo Kushi", më pas ndërroi degën për pilot.
Shumë nga studentët e Institutit të Fiskultures, ata më të mirët, pasi merrnin formimin dhe kualifikimin për pergatitjen fizike, kalonin në shkollat ushtarake
. Im atë Theofan Nika e kujtonte si një mik shumë të mirë me pengun që iku shumë i ri! Theofan Nikës, ish futbollist me “17 Nentorin” e Tiranës, me trajner Xhavid Demnerin, 4 vjet, Lym Allën, 1 vit , Osman Casllin, 4 vjet ja ndërprenë karrierën sportive pasi lufta e klasave kishte depërtuar edhe në sport, art dhe kulturë,
Sa herë shkonim tek varrezat e Sharrës, shkruan Ermiri, im atë ndalonte para varrit të Sabriut, vendoste një tufë me lule dhe ma riperseriste historinë e tij.
Tanimë që edhe babai im ka ndërruar jetë unë sa herë shkoj te njerezit e afert, ndaloj për pak caste pranë varrit të Sabri Toçit në vend të tim eti dhe në shenjë të miqesisë së tyre.
I perjetshëm kujtimi i Sabri Toçit !
Shqiponjat dibrane

(Dy pilotëve dibranë Sabri Toçi dhe Armando Gjoka që ranë në krye të deyrës më 29 mars 1980)
Ajo ditë marsi me shi e stuhi
Ju gjeti ju në fluturim, në qiell
Për ju nuk kishte të ndalur
Për ju kishte vetëm diell.
Sabri Toçi dhe Armand Gjoka
Një nga dyshet aviatorë
Fluturuan mbi Atdhe
Porsi yje, si meteorë.
Armando lindur në Tiranë
Kurrë s’harroi Okshtunin e tij
Vinte shpesh me babanë
Drejt Dibrës fluturim.
Sabri Toçi nga Maqellara
Deri në palcë atdhetar
Më i miri aviator
Aviator i klasit të parë.
Në atletikë me Partizanin
Ish sportist i klasit t’parë
Më i bukuri, më i miri djalë
Edhe sportist edhe ushtar
Në stërvitjen e vështirë
Reaktivi nuk u bind
Manovrim pas manovrimi
Në përpjekje për shpëtim.
Për ta mbrojtur
Shmangën qytetin
Për të mos humbur
Shmangën dhe detin
Toka i mori në gjirin e saj
Lotoi qielli i tmerruar
Nënat hapën krahët
Për t’i përqafuar.
Dhe mbetët tek Nëna
Ju përjetësisht
Lartësohet kënga
Hymn, madhërisht.








Comments