Sakip Cami: Investime të konsiderueshme
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 15
- 3 min read

Investime të konsiderueshme infrastrukturore në Bashkinë e Bulqizës
Nga Sakip Cami
Këto ditë përfundoi dhe u përurua asfaltimi i rrugës Ura e Çerenecit - Viçisht i Poshtëm. Kjo rrugë nuk e ka njohur asfaltin kurrë, megjithse ka qenë pjesë e aksit kombëtar Peshkopi- Librazhd. Në çastin e përurimit banorët e fshatrave Çerenec e Viçisht falenderuan kryetaren e Bashkisë Festime Mjeshtri dhe i kërkuan asaj që kjo rrugë, jetike për gjithë Gollobordën Lindore, të asfaltohet deri në Trebisht e Klenjë dhe të bashkohet me aksin nacional Librazhd-Ura e Çerenecit, aks që tanimë është bashkuar me Rrugën e Arbrit. Edhe në Gjoricë ka përfunduar puna për sistemimin e pothuajse të gjitha rrugëve hyrëse-dalëse që kishin nevojë për mirëmbajtje duke iu paraprirë edhe problemeve që sjell dimri. Ndërhyrje janë kryer te lagjia e Lleshe, lagjia Came, segmenti Alimane pjesë e rrugës së varrezave, lagjia Çiflik dhe lagjia Kaje, ku është bërë sistemimi dhe mirëmbajtja me çakull. Edhe banorët e fshatrave. Zogje, Shtushaj dhe Bllacë në Njësinë Administrative Shupenzë gëzojnë rrugën e re të asfaltuar që u mundëson të gjithve të bëjnë pelegrinazh në teqen e Bllacës dhe të shijojnë bukuritë e Malit të Homeshit dhe të Liqenit të Bllacës. Në Njësinë Administrative Zerqan po vijojnë punimet për sistemimin e segmenteve Zall Sopot – Zerqan dhe Zall Sopot – Sopot. si dhe rrugëve lidhëse me qendrën e njësisë, Zerqanin.
Në qytetin e Bulqizës është krijuar një mjedis i dedikuar për moshën e tretë, ku të kalojnë kohën e lirë dhe të mund të takohen me njëri-tjetrin, jo më nëpër stola, gurë e mjedise të hapura. Me ndihmën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe të ekspertëve amerikanë për energjigjinë e rinovueshme po shikohen mundësitë konkrete që ofrohen për vendosjen e paneleve diellore për familjet me ndihmë ekonomike, si dhe investimet e tjera ‘green’ që mund të përmirësojnë infrastrukturën e bashkisë dhe të sjellin projekte të qëndrueshme në komunitet për ta bërë Bulqizën model, në përputhje edhe me prioritetet e “agjendaegjelbër”.
Martaneshi do të gëzojë falë investimit madhor infrastrukturor të pa menduar ndonjëherë e që në fakt ia ka penguar shkëlqimin dhe lezetin kësaj qyteze për shumë vite me radhë. Në këtë njësi admimistrative u organizuan aktivitetet e përvitshme si ‘Vjeshtë në Martanesh’ një organizim i shkëlqyer me aktivitete, këngë, valle dhe panaire, si kujtesë e rëndësishme e historisë, traditës dhe kulturës së pasur që trashëgon kjo zonë Një projekt tjetër gjigand për Bulqizën është Retro Bulqiza që përmban rikualifikimin, rindërtimin dhe ristrukturimin e ish Divizionit ushtarak dhr ish Parkun automobilistik dhe kthimin e tyre nga një gërmadhë tronditëse në një park natyror, tregtar, kulturor dhe argëtues për qytetarët dhe turistët.

Ky projekt po merr formë, punimet po ecin sipas parashikimeve, Gjatë inspektimit të kryetares së bashkisë Festime Mjeshtri inxhinierët thanë se shumë shpejt edhe vetë qytetarët do ta shohin se këtu po ndërtohet një vepër që do të ndryshojë njëherë e mirë perceptimin për qytetin tonë. Në këtë fazë të parë po ndërtohen godina të reja, po rikonstruktohen ato ekzistuese dhe po përmirësohet infrastruktura përreth. Sigurisht, që ky projekt i madh është rezultat i programit konkret të qeverisë Rama-4 për të sjellë investime që e çojnë qytetin e Bulqizës në një tjetër nivel. Retro nuk është thjesht një ndërhyrje urbanistike, por një hap strategjik që e bën Bulqizën më konkurruese dhe më tërheqëse për vizitorë e turistë, jo vetëm kalimtarë.















Comments