Saga përtej Atlantikut në këndvështrimin tim eshtë jeta jote në perëndimin e largët


Shefqet Meko dhe Selami Spahiu

Nga Selami Spahiu

I dashur Shefqet. E lexova romanin tënd "Saga përtej Atlantikut". Urime. Romani i tejkaloi pritshmëritë e mija. E them këtë nisur nga libri i fundit me tregime "I tillë jam ". Nëse në këtë vëllim ti ishe akoma në Shqipëri, me romanin e sapo botuar, ke kaluar Atlantikun, jeton në perëndimin e largët, por mendjen e ke në atdhe. Dhe kjo është një "sëmundje" e mirë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Them për shqiptarët sepse, ndonëse nuk kam emigruar ndonjëherë, jam një familje e madhe emigrantësh. Dhe mua më vjen mirë për këtë. Saga përtej Atlantikut në këndvështrimin tim eshtë jeta jote në perëndimin e largët, ku përthyhen endrrat e qindra mijra shqiptarëve, që jetojnë me shpresën që të fitojnë llotarinë. Vetëm deri tani, sipas statistikave, kanë aplikuar rreth 130 mijë shqiptarë. I dashur miku im. Romani yt në një farë kuptimi është dhe endrra e çdo emigranti. Endrrat janë gjithmonë të bukura, po realiteti, siç shkruan ti, është tjetër gjë. Amerika është një vend i mundësive të mëdha, por duhen shumë përpjekje, shumë madje për të bërë realitet endrrat e tua. Dhe unë i kuptoj mirë përpjekjet e personazhit tënd, Xhelo Lakrorit, që për mua luan