Saga përtej Atlantikut


Libri i ri Shefqet Meko Saga përtej Atlantikut Roman

ISBN 978-9928-353-30-6 376 faqe 1000 lekë

Redaktor: Defrim Cani Recensent: Ahmet Prençi Korrektore: Alma Meko (Balli) Kopertina: Elzana Agolli Piktura e ballinës:: Metamorfoza - kompozim nga Arben Çejku Portret i autorit nga Zaim Elezi (Zaya)

* * * “Saga përtej Atlantikut…” është libri i katërt, por romani i parë i autorit Shefqet Meko, i cili ka punuar si gazetar për shumë vite në Tiranë. Ai sjell një histori të jashtëzakonshme, që buron në përditshmërinë e jetës amerikane, duke patur në sfond kujtimet dhe persiatjet e një intelektuali shqiptar, i cili nuk e ndan vendlindjen e tij nga mendja dhe zemra. “Mos e shiko Amerikën si vend ku ha bukë, por si vend ku sheh dritë…” - thotë autori, duke analizuar me zhdërvjelltësi përqasjen e dy botëve; asaj shqiptare dhe amerikane, ku njeriu i lirë krijon vetveten. Ky roman sjell një risi në prozën e gjatë shqipe, ku botimet me ngjarje nga realiteti përtej Atlantikut, janë të rralla dhe pa pretendime artistike. Meko me bashkëshorten dhe dy djemtë jeton në Minneapolis të shtetit Minnesota, “Yll i Veriut”, siç e quajnë amerikanët. Dramaciteti dhe sarkazma e historisë së Xhelo Lakrorit të mban “peng” gjatë gjithë leximit të romanit.


Botime të autorit: “Çuditë e Amerikës” - pērkthim, shtëpia botuese “Albpaper”, 2008 “Unë ikanaku shqiptar”, pērmbledhje publicistike, shtëpia botuese “Albpaper”, 2011 “I tillë jam” - tregime, skica dhe shënime, shtëpia botuese “DitaPrint”, 2019 *** Librin mund ta gjeni në Tiranë te libraria jonë në rrugën "Isa Boletini", pranë kryqëzimit te Selvia ose te libraria Art's pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Lexuesit në rrethe mund ta porosisin te libraria në qytetin e tyre ose mund ta porosisnin në email: mbbotime@gmail.com, cel. 0686508441 (Whatsapp), 0692068603 (Viber) ose me komente dhe mesazhe këtu më poshtë. Posta brenda vendit është FALAS.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit