top of page

SAGA E NJË MAÇOKU


SAGA E NJË MAÇOKU Fabul


Një maçok thatim-thatim "Vetes,- tha,-do ia rrit namin!" Del në piacë e flet: "Jam trim Sa të përball dhe luanin!"


Qeshet piaca nën mustaqe E ia thotë troç në sy: "Maçok, ti je veç një lagje Kur luani mbretëri!"


"Eh, sa shpejt që ke harruar Kush lirinë të ka dhuruar!?"


"Pa e ul hundën,- i thotë, Për luanin ti ngjan gogël Kështu ndërtuar kjo botë, Më mirë bajgë se sa i vogël..."


DY FABULA ME UJK E DHELPËR

1. U J K U


"Ujku shkoi në opozitë S'do ia ndiejm ulurimën..." Kështu tha ketri një ditë, Por... më pas ndjen mjaullimën.


"Eh, ndryshuar i ka zëri Që kur i humbi kolltuku... Shtoi ketri,- po mbet i tëri Siç ka qënë makuti ujku."


2. DHELPRA


I ka rënë një çehre tjetër Tani vonë një zonje dhelpër, I mbet ora kur komandonte E kur veten e llastonte, Bishtin lart ngado që shkonte Na e krihte e parfumonte, E lëvdata me thes dëgjonte.


Tjetër çehre i ka rare Tash dhe bishtin e heq zvarë, Për të qeshë e për të qarë...


21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page