top of page

Sadullah ZEQIRI: "VЁLLAI I MADH"

(lexo: “BACI” - në vazhdim: “BACI”)

Nga banalisti: Sadullah ZEQIRI

Për dallim nga Shtëpia Big Brother VIP Kosova, në të cilën banorët i kryejnë detyrat e veta, detyrat e shtëpisë, në Parlament – depuetet nuk po i kryejnë detyrat për të cilat kanë hyrë aty...detyrat e shtëpisë...

Ёshtë edhe një dallim tjetër: kur banorët e BAC-it nuk i kryejnë detyrat, ai ju ndalë tagjinë-ushqimin, iu thanë gojën, iu jep cucllën në vend të qumështit... kurse, këtu, në Kuvend, nuk po iu ndalin tagjinë- ushqimin, po hajnë sa po mundën edhe pa i kryer detyrat... po rrasin... nuk thash unë po rrasin m.t, mos ma ngjitni mua atë që po thotë populli...!

ATA, as për të 30-të e satën herë...nuk e zgjodhën kryeta/rin/ren...nuk po iu pëlqen thuase kush janë ata...në pyetje nuk janë vetëm inatet, janë edhe zanatet këtu, të disa marifetxhinjve të deritashëm...

Për dallim nga “Vëllai i Madh” te “BACI”), në Parlament, nuk po ka nominime dhe largime... që ishte dashur, pasiqë, zgjatja e garës për kryetar të Parlamentit po zgjatë sikur zgjatë “BACI”, e nëpër TV kanale po ka moderatorë, (k)analista e komentime...që po e përcjellin në mënyrë “meritore” ...kështu si është tani, iu ka rënë shikueshmëria... nuk po i përcjell populli mjaftueshëm, as po kanë padurueshmëri në pritje...!

Prandaj, edhe këtu ishte dashur që të largohen vazhdimisht nga Kuvendi dhe të votojnë populli... sëpakut të zbavitemi dhe në fund ai që mbetet të fitojë për kryetar dhe të zgjidhim problemin, e jo kështu...të gjithë po rrinë, po hanë e po pinë, disa edhe po... bile në të gaçëm në restrorantin e Kuvendit edhe nëpër restorante ekskluzive të Prishtinës edhe më larg...!

Mozomakeq për ne...të mjerët ne me këta nëpunës bukëshkalë... nuk janë vetëm bukëshkalë, bukëpërmbystë, por edhe persona të paskrupulltë, pa ndërgjegje, pa përgjegjësi, pa njerëzi – burrëri..., pa karakter, lakmiçarë, llupës, grykësa, mendjemëdhënj, dyfytërsha...!

Të më falin përjashtimet...nëse ka...?

SOVRANI i votoi, por kurgja me ta nuk fitoi...e, nuk është të thuash se kishte edhe ndonjë zgjedhje më të mirë...!

Edhe me rizgjedhje asgjë s’do ndryshojmë...!

Sikur ka thënë Mark Tweni me një rast... të vërtetën e madhe për të cilën nuk është vonë të mendohet edhe tani:

“Kur zgjedhjet do të mund të ndryshonin diçka, ato do të ndaloheshin!”

Me moskonstituimin e Kuvendit -

deputetet që i kemi zgjedhur -

po dëshirojnë ta ruajnë Kosovën...!

Ashtu si ishte në ditën e çlirimit...!

E vrarë... e djegur, anëmbanë...!

Edhe Serbia me Listën Serbe - e kanë po këtë dëshirë...!

Ta kallin e shkrumojnë – prapë...!

TREGU (KU)VENDOR është mbushur me egjër... i bërë si një Perëndim i Egër... dhe për ngutë... kush kujt po ia futë...?!

Juve deputetë që kungulli mbi ujë po iu “ecë” që sharra në gozhdë s’po iu ngecë...që s’po ua ndinë, për ata që ju zgjodhën e - të gjenden si ju s’po dinë...!

Ju jeni të rinj e të bukur sikur bota që e keni krijuar për veten tuaj... keni rroba të BOSS-it... për një vikend e shpenzoni pensionin e atij që ju zgjodhi, për një drekë a darkë, pije, a lodra për fëmijë... të gjithë jeni me tesere partiake të PDK-së , LDK-së, AAK-së...e të tjerave rend... pa dallim...gjithmonë ju pret puna e shtetit e sigurt...!

Kështu, si po votojnë për KUVEND, në seri, deputetët po na porosisin se KЁTU, ndër NE, në të ARDHMЁN, s’do të ketë ARDHMЁRI...kjo, do të ishte TRAGJEDI, nëse pas zgjedhjeve të reja do iu lejonim përsëri të na bëjnë për qesëndi...!

Populli, nuk e ka problem që ju të baltosni fytyrën tuaj, por, mos e baltosni Kosovën, bre...mos ja merrni fytyrën Kosovës...!

E sa për ndërrimin e Kushtetutës që po thonë...

ka kohë...

T’i ndërrojmë fillimisht - këta deputetë të prishtë - të zgjedhur aksidentalisht...!

“Memento mori!”

Mozomakeq - fytyrën BABES kush ia mori!

(s.z.)

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page