Lexova gazetën Exlibris, edhe sot. Ashtu si javë për javë. Mbetet në lartësi si më e mira që sot për sot mund të lexojmë.
Midis të tjerash, lexova poezinë e Rudolf Markut. Dhe u shtanga, u lumturova. Poezi... ejae shkruaje ti atje përtej këtë poezi... nuk e bën dot
Nga jashtë dita u err... vinin bubullima.. trokitje të hijeve në dyer të panjohura. Rrebesh stuhi. Ajër i ngjethur, elektricitet vetëtimash... jo vetëm xhamat, qielli rrëmbyeshëm kërcet e bie në tokë mbyt e përmbyt dheun, qytet me grataçiela, kohë e pakohë.. mëri që rrafshon gjithëçka.
Lexoja poezinë e mikut tim... Rudolf Marku kur veshët m'i shurdhonte shfrimi verban i terrtë i stuhisë.
Më jepte qetësi, ekuilibër, të tjetërta referenca më jepte, disi më minore sesa stuhitë... por me fije të holla lidhur te përjetësitë.
Bubullmë e ngjirrur mezi po vinte nga larg ... për të zmbrapsur retë... Të hapet qielli. Ca bubullima të lodhura mezi mbërrijnë . Fund stuhisë.
Dhe i shkrova në whatsapp, mikut, botuesit:
Bujar i dashur... je në standad botuesi, je në lartësinë tënde.
Të shkruaj veçan për poezinë e Rudolf Markut.
Një cikël që mund të botohej dhe libërth më vete. Jo për nostalgjira të shkruaj, por asnjë poet tjetër i moshës së tij... nuk e shkruan prapë në të njëjtën, në më të mirën lartësi... poezinë e tij... atë poezi që ai di ta shkruajë përsëri e përsëri. Është vetvetja. Por... ka edhe risi të shkëlqyer te forma, te fraza.. te frymëmarrja e gjuhës me mushkëri të hapura... formë kjo me të cilën shprehet R.Marku... dhe kjo përbën risi... përtej asaj: ai është, ai mbetet Ai...
Arritje që nuk janë pak.. kur të jerët e moshës së tij... nuk mund t'i kenë kocka e këllqe për t'u ngritur mbi arritjet e veta...
Frymëzim për një kulturë , kur një poet shkruan pavarësisht viteve, dhe prurjet e reja janë riafirmim i tij, riafirmim për qenien poet e njeri.
Flmd, je ende frymëzues Rudolf Marku...
Commentaires