top of page

Sadedin Mezuraj: Kur muzgu bie mbi Tiranë


Kur muzgu bie mbi Tiranë

Dhe rrugët vishen me neon

Me kot kërkoj imazhin tënd

Ti veç mungesën më dërgon.


Në qoshk të rrugës, në Mon Cheri

Gjerb një kafe, thith një cigare

Nga gjoksi ndizet një mall i trisht

Nën tingujt soul të një kitare.


Dita jep shpirt , vrapojne hijet

Zogjtë që nga qielli zbresin foleve

Një vetull hëne e ngrirë mbi Dajt

Por syri yt tretur mes reve.


Kur muzgu bie mbi Tiranë

Nga gjoksi zgjohet një mall i vjetër

Dhe zëri yt vjen që nga larg:

Si ty, s' më ka puth askush tjetër.


Ah ato buzē, mjalt e shafran

Puthjet e thella..çastet pa frymë

Në flakë skëterre dy shpirtrat tanë

Dhe bota mbetej në harrim


Kur muzgu bie mbi Tiranë

E largët je dhe je kaq pranë...


Sadedin Mezuraj.

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page