top of page

Sa vite ke që merr frymë?


Sofida Vaja

*** Ka një moment në jetë që shikohesh në pasqyrë dhe vetja s'të ngjan me atë vajzën që gjente lumturinë te dhurata poshtë pemës. Pastaj merr buzëkuqin dhe ngjyros mbi buzë trashë per tu dukur me dy palë të tjera sepse diçka aty nuk ta lehtëson shkëlqimin si më parë. Me krehërin lufton per t'i tendosur flokët e përgjumura por as ato s'te binden. Gjithçka të duket një moment i vetëm ndërkohë që hedh sytë nga dritarja dhe dielli ka perënduar. Ti kujtohesh se natën e ke frik dhe vrapon të kyçësh derën duke u mbështet pas saj me dënesë. Tani që nata mbeti pas derës a mbeti dhe plakja gjithashtu?

*** -Sa vite ke që merr frymë? -Ajo uli kokën. Ishte mësuar që e pyesnin rëndom sa vjeçe je ose në rastin më të keq i thoshin: -E ke kap prefiksin 40? Por këtë herë u ndje ndryshe. Vitet i mbante mend por herët që kishte marr frymë nuk i vinin ndërmend vetëm çastet që i ishte ndal fryma nga dhembja, nga frika e humbjes së dikujt, nga pasiguria e së nesërmes dhe rrallë nga dashuria. A duheshin llogarit edhe këto në vite?

*** Vetëm mbetur... Kush tha vetëm? Foli ndërgjegjia ashtu pa ftuar Varkën mora krejt i vetun' Ty të mbolla me këto duar

Vetëm mbetur.. Kush tha vetëm? Dhe ndërgjegjia më braktis Andrrën rris çdo ditë i vetun' Dikush vjen edhe ma gris...

*** Zhurmë dashurie

Më bëj zhurmë, më deh, më zhvish Më përplas si një të çmendur Thua po të isha lis Do më ngopte shiu i dëndur?

Më bëj zhurmë duke më shkundur Çdo mendim që u ngujua Nga mëkati sot jam skuqur A është turp të ndihesh grua?

Ti më ndreq me sy fustanin Grisur cepat si me hile Gratë e lagjes do më shanin Do thoshin: "E bën kastile"!

Zhurmë... Pak zhurmë dashurie Lërja natës ta marr era Mbylli sytë ta bëj me dije Se nuk jam si gratë e tjera.

Sofida Vaja©️

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page