SA HERË HEDH NDONJË ”SHASHKË” KADARE, AQ HERË “ZGJOHET” QOSJA…


ZYBA HYSEN HYSA

SA HERË HEDH NDONJË ”SHASHKË” KADARE, AQ HERË “ZGJOHET” QOSJA…


Qëllimi i qeverive skllavëruese, për letërsinë, mbetet përherë i njëjtë; financon për të krijuar një “kokë të madhe”, që ta ketë si “vulë” për mashtrimet që bën në dëm të popullit. Pak rëndësi ka, nëse ai person ka shpirt krijues, apo jo, boll ta pranojë këtë rol dhe tjerat i ka në dorë Partia, kështu, në Shqipërinë tonë martire, për tu dalluar kjo shkurre gjembaçe nga Gjirokastra, që as origjina nuk i dihet (po të ishte shqiptar, kurrë nuk do e kishte pranuar atë rol), shteti i ashtuquajtur shqiptar, i preu lisat e letërsisë sonë duke u sekuestruar dhe krijimtarinë (mos qofsha e gabuar, por ajo krijimtari u manipulua dhe u krijua “Vepra Kadare”, duke i varur, burgosur, apo detyruar të ikin nga sytë këmbët, për t’i shpëtuar përndjekjes heretike të komunistëve… )

E njëjta gjë, ndodhi edhe në Kosovë dhe krijuan “Kokën e madhe” me emrin Rexhep Qose, i cili jovetëm është ushqyer si ogiç nga shteti serbë e po mbështete serbinë, Turqia është e fituar, por është sponsorizuar dhe lartësuar, aq shumë, saqë shpesh herë, ajo “Koka e madhe” i këputet dhe i bie në prehër dhe nuk i besohet as vetë për përmasat e saj dhe herë – herë i vjen ta vërvisë tej, por kush e lë, ata janë si qentë që i ushqejnë për të nxjerrë gjahun në shteg dhe dy rrugë u kanë mbetur; ose të lehin gam… gam… ham… ham, aqsa herë kërkon “gjahtari” “lepurin” në shteg, osë të hanë kokën e vet! Deri tani, ata jetojnë në harramin e kohës dhe janë kthyer në mëkatarët më të mëdhenj të kombit tonë e pse antikombëtarët i quajnë “Kokat e Kombit”!

Para shumë vitesh ndoqa me shqetësim debatin “Qose – Kadare” dhe bëra një shkrim “Arena e kaposhave”, ndërsa sot më vjen keq, por arti flet vetë, kështu mu çfaqën sot, si dy zagarë që ushqehen për të “nxjerrë lepurin në shteg gjahtarëve të kohës, kundë kombit tonë”

Sapo lexova: “Ismajl Kadare fton të gjithë shqipëtarët Musliman ta ndërrojnë fenë dhe të bëhen Krishter” Duke e parë me një vështrim të shpejtë, do t’i thosha, se ka thënë fjalën më me vend të të gjitha kohërave, se do të tërhiqja të gjitha mendimet ogurzeza që kam pasur dhe kam për të, por çfarë t’i bëj UNE – s sime, e cila nuk është aparente, nuk i merr fjalët “tullë”, por shikon esencën e fjalës, ndaj në filozofi, së pari lind Dyshimi (Pse e tha?), më pas mblidhen SENSE DATA (gjenden materiale data, thënie, vendime, kujtime...) e në fund jepet “pretenca” e gjykimit, ndaj duke njohur natyrën komuniste me themel, vetëm pak çaste e admirova Kadarenë, më pas kërkova me çfarë konteksti e ka thënë këtë?

Pasi lexova “kundërshinë” e Qoses: “Ta shtrojmë pyetjen, pse e bën këtë Ismail Kadareja? Pse shkruan libra me këtë tezë? Për hesap, për leverdi, për konjukturë, s’ka ndonjë arsye tjetër. Nuk besoj ai që të jetë besimtar, që të ndjejë nevojë t’i ftojë bashkëkombësit e vet të kalojnë në Fe tjetër, po e bën për një konjukturë në botën bashkëkohore. Kjo nuk arsyetohet, kjo është e pa moralshme”atëherë kuptova mirë “Arenën e kaposhave” , por këtë radhë kanë dalë hapur dhe nga “kaposha” janë shndërruar “langoj”.

Vërtet shqiptarët i përkasin Europës, apo më mirë të them, janë vetë Europa, por krerët e Europës nuk i përkasin Europës, ndaj tallen me shqiptarët e lozin si macja me miun, por tashmë “Patrioti Europian, Kadare” është bërë më Fetar se Papa, në një kohë që ai nuk e njeh më Zotin qysh kur futi testën e Partisë Komuniste në xhepin e majtë, ndaj penetron me Fetë, ashtu sic penetrohet me politikën e ulkonjës Europë, e cila në gjirin e saj ka të gjitha Fetë e mundëshme, por kur vjen puna tek shqiptarët, vendos kushte e “zagari” fillon lehjen për të sjellë katraurën e radhës ndër shqiptarë!

Para se të porositësh shqiptarët, pyete Europën, cfarë ka pasur më parë, Fe, apo Besim? Po nuk u përgjigj Europa, pyet shekujt, kush e përcau botën, besimi tek Perëndia që kishin paraardhësit tanë, apo Fetë që krijoi Europa!? Ose, pyet për Skënderbenë, pse luftoi, për Fetë, apo për besimin krishter, që s’ishte gjë tjetër, vetëm besimi tek Perëndia, pra ishte besimi ynë i lashtësisë, se në jemi bij të Jezusit, (JEZUES = PERËNDI ) Pra të Perëndisë, nuk duhet t’i puthim dorën, as papës, as Perandorëve, as Baballarëve.... por thjesht të adhurojmë Perëndinë, apo Zotin sic themi tashmë.

Përderisa Kadare, jo vetëm u ka puthur dhe u puth dorën këtyre, por u lëpin edhe ... për interesa personale dhe antishqiptare.

Besimi ynë i hershëm, si racë e përzgjedhur nga hyjtë, ishte BESA mes njeriut dhe Perëndisë dhe po me atë forcë, besa mes njëri – tjetrit për të qenë të barabartë mes të barabartëve e cili është Kadare të ballafaqohet me besimin tonë të lashtë, që firmosi vrasjen, brgosjen, internimin dhe sekuestrimin e dorëshkrimeve të gjithë atyre krijuesve që e linin nën hije, për të quajtur veten “Koka e madhe” e kombit shqiptar?

Pse Kadare nuk shkon më thellë studimit, por qëndron aty ku i vlen për interesat e politikës çastore ndërkombëtare, për t’i justifikuar ata që “fajin e kanë vetë shqiptarët që nuk kthehen ortodoksë dhe katolikë”!

A e di Kadareja se si janë kovertuar shqiptarët katolikë, ortodoksë dhe myslimanë? Po nuk e dite, apo po bëre se nuk e di, sic ke zakonin tënd prej hipokriti, po ta them me dy fjalë: Me terror dhe masa të rënda ndëshkuese nga pushtuesit serbë, grekë, italianë... Ti çfarë kërkon me këtë dallim mes feve? Të thuash se më të mirë janë grekët, serbët, italianët... (politikat fetaro - politike, jo populli, se po të bëhet ADN – ja mbi 70 – 80 % dalin të racës sonë që nuk guxojnë të pranojnë origjinën nga tmerri shekullor që është ushtruar shqiptarëve)

Kadare të bëjë një shkrim tjetër, se vetëm studim nuk është, që t’i bëjë thirrje Europës të sheshoje Fetë dhe t’i kthehemi besimit të vërtetë Krishter, se besimi Krishter, është besimi tek Perëndia, të gjitha Fetë, edhe ajo Myslimane, përdorën shkrimet e shenjta si ferexhe, për të justifikuar pushtimet territoriale!


Ka ardhur koha, jo të duam një Fe e të injorojmë një tjetër, por në mënyrë paqësore, të shkrijmë Fetë dhe të përqafojmë besimin Krishter, bazuar në bibël, burim ku edhe Kurani ka pirë esencën e tij!

Bota ka shkuar përpara, të gjithë popujt kërkojnë paqe, me tezat e Kadaresë, shpallet një luftë e rrezikëshme fetare, që shqiptarët do t’i bënte hi, se do përplaseshin shtetet ndërfetare, e shesh lufte do ishin ne, si gjithmonë...

Meqë shikoj cektësi mendimi, por e di që nuk je naiv, por ta do puna, gjithsesi, po të më dërgosh adresën e saktë, do ta postoj librin “Gjergj Kastrioti , Skënderbeu” dhe lexoje e do kuptosh shumë gjëra e në të njëjtën kohë do më kritikosh për shumë gjëra, se askush nuk është perfekt në këtë botë, por thelbin e cështjes që po diskutojmë i kam dalë në fund!

Ta kam thënë edhe herë tjetër: Paç jetë të gjatë të çlyesh mëkatet që ke bërë në dëm të shqiptarëve!


Tiranë, më 26.06. 2021

93 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif