NGA KRISTO ZHARKALLIU
Është e çuditëshme. Ndoshta e pabesueshme. Duket se Shqipëria është nga vendet më të pasura në disa drejtime. Kemi opinionisë të panumërt, analistetë shumtë dhe patjetër gazetarë “shumë të njohur dhe kopetentë” që mund të shprehin mendimin e tyre për çdo gjë- i njohin të gjitha akoma dhe në fushën e kriminalistikës ku mund të zbulojnë se kush është kriminel, kusar mafjoz- duke përjashtuar ngahera veten e tyre…e të gjithë gazetarët janë të pastër si drita e diellit. Pastaj kemi “moderator”(ç’do të thotë kjo? Mos dhe këta janë si…VIP-at e panumërt?) shumë moderatorë! Sa për këngëtare të “famëshme”le të mos bëjmë fjalë këtu…cilado femër e re që zhvishet e këndon ndonjë këngë (që s’është këngë) konsiderohet e famëshme një soj si Dua Lipa, Bebe Rexha , Rita Ora dhe Ava Maks-këto menjimënd janë të njohura në botë. Por kjo pak zarar bën…veçse gjuha shqipe po plotësohet e bombardohet përditë me tituj të tillë që nuk dime kë të zgjedhim. Mjafton të shkruash një artikull në një gazetë apo portal që të quhesh “opinionist” “analist” dhe jo komentator se në fakt komenton ngjarje dhe gjëra sipas mendimit të tij. Duket shqiptarët i kanë qejf titujt bombastikë -askush uk çan kokën më për akademikët, gjuhëtarët dhe…shkrimtarët. Titullin e merr gjithsecili sipas qejfit dhe kjo më kujton kur të gjithë mësimdhënësit (mësuesët ose arsimtarët) quheshin Profesorë madje pas ëdo emër shtonin dhe atë :Prof.Dr. titull që e mbanin shumë mjekë ose …profesorë të shkollave të mesme. Veçse kohët e fundit ky titull shkencor është dobësuar,madje i zhdukur se nuk ka kuptim…që Shqipëria të kishte kaq shumë Doktor-Profesorë…Dhe ata që e meritojnë nuk e përdorin më, ashtu si kanë turp ta përdorin dhe akademikët kur kemi kaq analistë, opinionistë, moderator , këngëtarë dhe…!!!
Një frut tjetër që prodhohet me shumicë në Shqipërinë tone, është tiulli “EKSPERT” (jo expert ju lutem se nuk duket si shqipo!) O sa shumë ekspertë paska Shqipëria jonë e vogël dhe “e varfër” si thonë “ekspertët” e ndritur e Tiranës.. Psh. kur ra tërmeti ekranet e televizioneve shqiptare (edhe nga këto ka shumë Shqipëria “e varfër”) u mbushën me ekspertë që njihnin të gjitha sekretet e nëndheshëm që shkatojnë tundjen e tokës ashtu si njihnin se si duhet të mbrohen shqiptarët nga dukuri natyrore , pastaj dinin se si mund të strehoheshin sa më pare të dëmtuarit dhe kështu me radhe…Sigurisht televizionet e shumta shqiptare mirnin dhe ndonjë intervistë nga “sismologët “ e huaj (kryesisht grekë ( siç dihet grekët dine t’i parashikojnë tërmetet pamvarësisht se nga hera kapen në befasi! E, njerëz janë dhe ata dhe nuk mund t’i parashikojnë të gjitha teket e Zotit…!)Por tërmeti sikur është harruar-ndonse ai nuk na harron- dhe ekspetët e këtij llojit sikur kanë mbetur papunë…veçse zoti nuk i lë me gisht në gojë…
Dikush na solli epideminë Covid 19…Pa munguar të shpreh mirënjohjen dhe admirimin tim të pakufishëm për mjekët dhe për specialistët që po përballohen me këtë sëmundje botërore,nuk mund të mos ndalem pak tek “ekspertët” e papërgjegjëshëm që shfaqen përditë në gazeta,portale dhe televizione (radioja u harrua!) Sikur nuk mjaftojnë “ekspetët” e vendit shpesh shfaqen dhe mjekë “ekspertë” shqiptarë të emigruar që punojnë ne vende të ndryshme! E këta na qënka ekspertë..kopetentë! Sa herë shfaqen në mediat shqiptare japin këshilla, bëjnë kritika ( sidomos Kritika) për masat e marra në Shqipëri kundër epidemisë madje na shesin dhe përvojën e tyre nga Amerika, Gjermania, Franca ose Australia ku kanë mërguar dhe punojnë. Shumë herë kam përshtypjen se nuk ushqejnë aspak respekt për ish kolegët e tyre në Shqipëri sikur u thonë…”kaq budallenj jini që qëdroni në Shqipëri? Na shikoni neve se si po bëjmë karierë në kushte tejet të larta në këto spitale të botës…Këta ekspertë të çuditëshëm në përgjithësi janë antiqeveritarë thua se janë larguar nga Atdheu për arsye politike-…ndoshta kanë kërkuar dhe…azil (strehim) politik si bëhej qëmoti në kohën e diktaturës. Të them të vërtetën: asnjëherë nuk më pëlqejnë këta “emigrantë” që shesin mënd sikur ata kanë zbuluar botën dhe qajnë për hallin e Shqipërisë Nëqoftëse këtyre “ekspertëve”u dhimbsej sado pak Atdheu dhe fati i popullit në këto kushte të vështira të epidemisë, le ta tregonin me vepra duke u kthyer në Shqipëri dhe të ndihmonin kolegët e tyre që rropaten në spitalet shqiptare me ato mangësi e mungessa që ndoshta kanë. Tani se sa “ekspertë” na qënkan, si i paraqesin botimet shqiptare, më lejoni të kem dyshimet e mia…se dikush që nxin gjithçka që flet kundër qeverisë në pushtet-kushdo qoftë-që jep “këshilla” e bën Kritika, më lejoni të kem dyshimet e mia për sinqeritetin e tyre…Madje duket sikur duan të vetlavdërohen se si ata ja kanë arritur të “punojnë” në një spital ose institucion i huaj kurse “budallenjtë” qëndrojnë akoma në Shqipëri ku spiatlet nuk janë të mire dhe paga aspak e kënaqëshme, sipas tyre.
Por fjalën e kishim për “ekspertët” në Shqipëri, gjithmonë sipas botimeve shqiptare.Në Shqipëri ka lloj lloj kspertësh: për tërmetin, për motin (e llogjikëshme) për pemët, për gjellët, për rrugët e qyteteve, për motorët dhe sigurisht për seksin (O, në Shqipëri flitet shumë për seksin sikur duan të plotësojnë boshllëkun që kishte krijuar diktatura komuniste ku ndalohej të flitej për seksin si diçka jashtënjerëzore!) Nuk është rastësi që të gjitha…moderatoret…paraqiten në përgjithësi të zhveshura…se zakonisht janë femra. Nuk mungojnë dhe femrat “VIP” dhe këto po me kaq pak rroba mbi trup… Edhe këtu dalin ekspertët dhe flasin për bukurinë, zgjuarsinë (!) dhe patjetër për “meshkujt e pasur”me të cilët kanë lidhje dhe i ndërrojnë kaq shpesh. Por më shumë të dëgjuar janë “ekspertët” e kriminalistikës! E këta janë të…mrekullueshëm! Njohin paraprakisht pse u bë një krim, një vjedhje dhe masmediat thonë: “Zbulim i ëndësishëm i ekspertit, filan gazetar, për vrasjen, grabitjen, apo përdhunimin e…”Këtu mbetem pa fjalë! Policia dhe organet kopetente duhet të vënë përpara këta “ekspertë” (meshkuj dhe femra) që të zbulojnë vrasësin, kusarin ose përdhunuesin…dhe patjetër arsyen që këta e njohin kaq mirë.
Është kohë e çuditëshme kjo që po jetojmë dhe me që nuk jam Shqipëri, nga larg vëzhgoj shtypin dhe portalet shqiptare. Është e vërtetë se nuk ngjassin vetëm në Shqipëri këto, por sikur e kanë tepruar në vendin e Shqipeve me çdo lloj eksperti.Ekspert për shëndetin, për sëmundjet e ndryshme, për tërmetin, për pyjet, për lumenjtë, për urat, për malet për..përrenjtë,për ushqimet e më the të thashë!. Kudo do të gjesh një ekspert! Do të vijë një kohë ku do të themi: ZOTI A RUAJT NGA “EKSPERTËT!”!!!
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 26 tetor 2021.
Comments