top of page

S’të premtova

  • Oct 14, 2021
  • 1 min read

Nga Vaso Papaj


S’të premtova mëngjese me diell Në një dimër pa fund. As net të purpurta, Që atëherë s’gjendeshin kërkund.


S’të premtova as agime të përgjumur Në kështjella përmbi retë. As dashuri të gurta, Me pabesi ushqyer, nga besa vet.


S’të premtova parajsë tokësore Rrethuar me ferr, pa purgator. As lumturi false me ngjyra. Ku dhjetori të ngjante qershor.


S’të premtova plazhe, yje hotelesh Mbrëmje rrethuar me gota. As vila, kopshte kotelesh, Që askush s’u trokiste tek porta.


Ti e di: vetëm një gjë të premtova, Sido të ishte: dimër, pranverë, Edhe në mbrëmjet e pagoja, Në zemrën tënde të strukesha përherë.

1 Comment


mich.maska
Oct 14, 2021

Nje poezi qe te befason per lirizmin, konceptimit origjinal, freskine e te shkruarit ndryshe.

Urime, suksese te tjera. Respekt. Myslim Maska. Athine.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page