top of page

S’PO THEM ASGJË TË RE



Dora e saj ka qenë e zgjatur, që kur s’mbahet mend, drejt meje, Të më prekte, të më çonte turravrap te gjri i vet, Por e trembte zëri i nënës, si puhizë e blertë pranvere, Kur më puthte kokë e këmbë, në dëshirat sa një det.


Mbetej zgjatur ajo dorë në çdo orë e në çdo udhë, Por e shtynte larg e larg veç një pemë a veç një puthje. Borë e diell më këndonin, si ca engjëj të pazhurmë Për habinë e dhëndërrisë, që thërrmohet lot për nuse.


Dora e saj e zgjatur mbetet, të më prekë një çast të vetëm, Të bëjë lojë një grimë me frymën, të ma ngrijë, si pikëllim. Aq të paqta ato rrudha më të dhembshur e bëjnë jetën Dhe rininë i japin lotit, mjaltë prej mjalti dhe pelin.

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page