top of page

S’ka më “ Trepça radi, Beograd se gradi” !


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

S’ka më “ Trepça radi, Beograd se gradi” !

*** Ata politikanë , juristë dhe diplomatë shqiptarë, që pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008) kanë pranuar Dialogun e Brukselit (i cili për qëllim të fundit ka “bombardimin” e pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës), ata as moralisht, as ligjërisht nuk kanë të drejtë të sugjerojnë e as të propozojnë, që Kosova të aderojë në Ballkanin e Hapur.

Ia vlen të nënvizojmë se, në praktikën e derisotme të marrëdhënieve ndërkombëtare ( pas LDB), që ndonjë shtet pas pavarësimit të tij, post festum të ketë kërkuar rinegocimin e saj me ish-shtetin kolonizues të saj, ashtu sikurse që ndodhi në rastin konkret të Kosovës me Serbinë, e cila përmes Dialogut të Brukselit (2011-2022) as de fakto e as de jure nuk e njeh Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008).

Ja, kjo ishte “diplomacia e hollë” e Enver Hoxhajve, pas pavarësimit të Kosovës, pranuan Dialogun e Bruskelit me Serbinë !!!

Si nuk turpërohen fare për gafat e tyre politike e diplomatike 20-vjeçare, që Kosovën e lanë “peng” në KS të OKB-së, si dhe në Dialogun e Brukselit (kursesi të dalin nga “balta e gjallë” e tij)!? -Sepse janë të pangopshëm me kolltuk, me poasuri dhe me karrierizëm etj.

-S’ka më Sejdo Bajramoviqa, Enver Hoxhaj, Ali Shukrija…etj., që në emër të shqiptarëve, Kosovën ta bashkojnë me Serbinë qoftë në Ballkanin e Hapur, qoftë në ndonjë federatë a kofederatë ballkanike serbosllave, ku fjalën kryesore, do ta kishin sllavët nën flamurin e Rusisë dhe të Serbisë (si gjeopolitikisht, ashtu edhe ekonomikisht dhe ushtarakisht si hegjemonë dhe si “superfuqi” ballkanike).

Prandaj, duhet kujdes që, si presidnetja Vjosa Osmani, ashtu edhe kryeministri i qeverisë Albin Kurti, të mos bijnë “pre” e deklaratës së Enver Hoxhajt, se gjoja “Kosova duhet t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur”, sepse miratimi i një propozimi të tillë të Hoxhajt, do ta përmbyste Qeverinë Kurti . Kjo do të ishte rruga më e shkurtër, që “hoxhajt” e dështuar, të kthehen prapë në “timonin” drejtues të Republikës së Kosovës. Kjo është prapavija e lexuar politike e propozimit të Enver Hoxhajt, i cili do që Kosova të bashkohet me Serbinë në Ballkanin e Hapur, duke mos ditur se ky pakt sllav, do të dëmtonte katastrofikisht interesin e përgjithshëm nacional, ekonomik, gjeoekonomik, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan.

Kryediplomati i dështuar E.Hoxhaj nuk ka asnjë predispozitë, që të jetë “sufler” i kryeministriit Albin Kurti, sidomos kur është fjala për ndërtimin dhe për funksionimin e mekanizmave dhe të objektivave prioritare dhe vizionare të politikës së jashtme të Kosovës.

Ndryshe, nëse Presidentja, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës do të pranonin propozimin e Enver Hoxhajt (ex-ministër i Kosovës) se “Kosova duhet të aderojë në Ballkanin e Hapur”, atëherë veten e paçin në qafë, mbase nuk do t’u mbetej zgjidhje tjetër veçse të hynin në të njëjtën parti dhe, në të njëjtën aleancë me Enver Hoxhajn si “ zëdhënës” i Ballkanit të Hapur. Duke qenë se Enver Hoxhaj e ka konsumuar “mandatin” e kryediplomatit, pa asnjë rezultat konkret të diplomacisë së tij përballë diplomacisë agresive të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës. Këtë e provoi edhe dështimi i politikës dhe i diplomacisë së “hoxhajve” të Kosovës në Dialogun e Brukselit (2011-2022), mbase presidenti Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq prerazi dhe botërisht ua hodhën përtoke rrenat e tyre, se gjoja Serbia “de fakto e ka njohur Kosovën” ! Mirëpo, kjo rrenë e “hoxhjave” nuk u bë realitet, edhe pse më se një dekadë rresht, e gënjyen dhe e mashtruan popullin se kinse Dialogu i Brukselit “njihte” pavarësinë e Kosovës. Përkundrazi, u doli “dardhë me bisht”, sepse Serbia as sot nuk po e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

-Atëherë, lind pyetja, pse kryeministri Albin Kurti, do të duhej të tregohej aq diplomat “ i hollë” dhe “vizionar” sikurse Enver Hoxhaj, e të pranonte hyrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur? - Sepse E.Hoxhaj ka vetëm një problem të madh personal karrierist-kolltukofagist se si të rikthehet në “fotelën” e ministrit të Jashtëm të Kosovës. Mirëpo, këtë dëshirë megalomane të “hoxhajve” të tillë, Qeveria e Albin Kurtit nuk duhet plotësuar assesi, sepse Kosova do të lihej në “mëshirën e Ballkanit të Hapur serbo-rus(sllav).

Prandaj, pavarësisht nga axhenda e të “mirave ekonomike e tregtare, qarkullimi i lirë dhe i padoganuar i mallarave , si dhe nga lëvizja e lirë e njerëzve, punësimi i tyre…etj”, as në ëndërr nuk duhet pranuar sugjerimi i Enver Hoxhajt , që Kosova të kridhet në vorbullën e Ballkanit të Hapur, sepse ky është vetëm në interesin e Beogradit dhe të Moskës për të dominuar në Ballkan (si kundërpeshë gjeopolitike, ekonomike, tregtare, gjeostrategjike, militariste dhe hegjemoniste) përballë Amerikës dhe NATO-s.

Mirëpo, duke qenë se esencën e përmbajtjes së Ballkanit të Hapur, më së miri e kanë kuptuar si presidentja Vjosa Osmani, ashtu edhe kryeministri Albin Kurti, të cilët njëzërit kanë dekaluar para botës, se Kosova nuk do të hyjë në Ballkanin e Hapur derisa të mos njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ngaqë vetëm atëherë, do të ishim të barbartë për të aderuar në Ballkanin e Hapur së bashu me Serbinë.

Prandaj, kot i kotit Enver Hoxhaj sugjeron Ballkanin e Hapur për Kosovën, sepse nuk është në interesin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, por vetëm në interesin e Serbisë kolonialiste dhe militariste, që edhe politikisht, edhe ekonomikisht të mbisundonte mbi Kosovën, duke e konsideruar si pjesë të vet territoriale dhe shtetërore, duke mos e njohur sovranitetin e saj (17 shkurt 2008).

Pra, E. Hoxha, duhet t’i kthehet realitetit, të pajtohet dhe të pranojë atë që kanë deklaruar Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, se Kosova nuk do të hyjë në Ballkanin e Hapur si vasale, e nënshtruar, e pabarabartë dhe e panjohur nga Serbia ( ku Kosova sipas Kushtetutës në fuqi e vitit 2008, është pjesë e Serbisë) dhe nga Kombet e Bashkuara.

Jo, or Enver Hoxhaj, nuk janë kurrfarë liderësh të zgjuar politikë, diplomatë dhe juristë të zotë, të gjitha ata që kanë përqafuar Dialogun e Brukselit (2011-2022) pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008). Të gjithë ata, që kanë vepruar kësisoj, duke e sfiduar statusin e pavarësisë së Kosovës, edhe sot janë fajtorë kryesorë, pse Kosova ka ngelur “peng” në Këshillin e Siguriit të OKB-së, për shkak të Dialogut të Brukselit, i cili po ndikon negativisht te vendet e tjera të OKB-së, që Kosovën ta njohin si shtet të pavarur dhe sovran.

- JO, Enver Hoxhaj, nuk ndez më Platforma e Ali Shukriajve, kur më 1945 në Prizren ( me dhunë dhe me terror mbi votuesit shqiptarë) morën vendimin fatal historik dhe politik, që Kosova t’i bashkohej Serbisë, duke gënjyer para botës se ai “ishte pëlqimi i shqiptarëve të Kosovës”. Kjo ishte gënjeshtra më e madhe që “shukrijajt” ia bënë popullit të vet shqiptar, në vend se të merrnin vendimin që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë në bazë të “ Rezolutës së Konferencës së Bujanit , 31 dhjetor 1943-2 janar 1944”, të miratuar nga udhëheqja e LNÇ-së për Kosovën me Fadil Hoxhën në krye.

16 views2 comments

2 comentários


Vedat Shehu
Vedat Shehu
14 de jul. de 2022

TAMAM; "PESHKU" është qelbur nga koka dhe kutërbon tërë Ballkanin e Pandashëm.


Curtir
Vedat Shehu
Vedat Shehu
14 de jul. de 2022
Respondendo a

Sërbia e Terrorit AntiShqiptar ka fije sekrete me terrorizmin sundues prej Mafies së kontrabandës dhe imoralitetit me rrjet shumëkëmbëshi që i priten dhe gjenerohen.

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page