top of page

S’ka më qiri të ndezur ...


Barometri diplomatik Prof.Dr.Mehdi HYSENI S’ka më qiri të ndezur në shtëpi të huaja ! *** Si presidenti Aleksandër Vuçiq dhe marioneta e tij në pushtet, si dhe KOS-i etj., duhet ta mbajnë parasysh faktin historik, politik, kombëtar dhe ndërkombëtar se, pas pavarësimit të Kroacisë (15 janar 1992, zytarët serbë të Beogradit, nuk mund të hyjnë në Kroaci, pa lejen dhe pa pëlqimin e Qeverisë kroate), e cila me luftën e saj heroike çlirimtare kundër okupatorit dhe agresorit serb, arriti të triumfojë mbi armikun e saj shekullor-Serbinë e Madhe, dhe, kështu, më 15 janar 1992 njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga ana e Kombeve të Bashkuara. Pra, kroatët janë Zot në Kroaci, jo Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit dhe e pasuesve të tij recidivistë, ideologjikë dhe partiakë fashistë serbë. Kroatët janë Zot në shtëpinë e vet, JO Vuçiqi ! -Të mos ishte Prof.Dr.Franjo Tugjmani dhe luftëtar֝ët e “Domovinsi rat”, që u kurorëzua me Operacionin historik “OLUJA” (Stuhia), sot Kroacia, do të kishte qenë e copëtuar , si rrjedhim i hegjemonizmit dhe militarizimit të enklalvave serbe në Kroaci (Knin, Sllavoni, Zarë….etj.). -Çka do të thotë kjo” – Kjo, de fakto dhe de jure, do të thotë se Kroacia është Zot në shtëpinë e vet, JO Serbia e as Vuçiqët…, të cilët, duke përdorur veglat e tyre antitugjmaniste-antidemokratike të minoritetit serb në Kroaci, me të gjitha mjetet politike, propagandistike dhe diplomatike po luftojnë, që në themel ta destabilizojnë dhe ta zhbëjnë Republikën e Kroacisë, së themeluar nga ish-kryetari i saj, Prof.Dr. Franjo Tugjamn. Ia vlen të theksojmë se që nga vdekja e Franjo Tugjmanit (10 dhjetor 1999), partitë politike të minoritarëve serbë me aleancat e tyre proserbe (në emër të diskriminimit të drejtave dhe lirive të serbëve) po zhvillojnë luftë të egër për DETUGJAMNIZIMIN e Kroacisë dhe të “Luftës për Atdheun” (Domovinski rat). Mirëpo, kjo është rruga më e gabuar politike, propagandistike dhe diplomatike e liderëve serbë përfaqësues në qeverinë, në kuvendin dhe në instituconaet e tjera të Republikës së pavarur, demokratike dhe sovrane të Kroacisë, sepse më 15 janar 1992, kur Kroacia njihet si shtet i pavarur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, që atë ditë ka përfunduar hegjemonizmi dhe autoritarizmi serbo-jugosllav i pushtetit të minoritet serb mbi shumicën dërrmuese kroate dhe mbi qeverisjen e institucionave dhe organeve më të larta shtetërore.Kjo padrejtësi pothuajse gjysmëshekullore mbi kroatët nuk mund të përsëritet, në asnjë formë, sepse shumica dërrmuese kroate janë ata, që do të vendosin për fatin e vet dhe të shtetit të vet të pavarur dhe sovran, Jo përfaqësuesit e minoritetit serb sikurse në Jugosllavinë e Titos (1945-1990). Pra, pavarësisht nga “dhembja e madhe” e Vuçiqit, që privatisht të vete në Jasenovc për të “ndezur një qiri homazhi” për t’i kujtuar viktimat e fashizmit të Luftës së Dytë Botërore, në Kroaci mund të hyjë, vetëm me lejen e Qeverisë Kroate (po e theksoj me shkronja të mëdha, jashtë rregullave drejtshkrimore shqipe, në shenjë aprovimi të drejtësisë kroate), jo me lejen e ekstremistit Milorad Pupovac të minoritetit serb në Kroaci. Moslejimi i hyrjes së presidentit Aleksandër Vuçiq në Kroaci nuk është kurrfarë skandali diplomatik, sepse ai nuk ka bërë kurrfarë kërkese zyrtare protokollare diplomatike, që në cilësinë e presidentit të Serbisë ta vizitionte Kroacinë. Këtu fillon dhe përfundon interpretimi i kësaj çështjeje private. Mirëpo, kryediplomati serb, Nikola Sellakoviq, e ka cilësuar si “skandal diplomatik, anticivilizues dhe antievropian…” Kjo nuk është e vërtetë, sepse presidenti i tij, Aleksandër Vuçiq ka planifikuar të vete në Kroaci si individ i zakonshëm, jo si president dhe, jo zyrtarisht. S’ka këtu kurrfarë “narrativi diplomatik” e as të shekljes së drejtës konsullore dhe diplomatike nga ana e Qeverisë së Kroacisë, sepse thejsht bëhet fjalë për një vizitë private të Aleksandar Vuçiqit. Kërkesa e Vuçiqit ishte private, jodiplomatike zyrtare ! -Në marrëveshje me Milorad Pupovacin (minoritar serb i Kroacisë, kryetar i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe në Kroaci)), të cilin e ka njohtuar se do të shkonte Kroaci për të “vendosur një qiri” në kompleksin përkujtimor të viktimave të fashizmit të LDB në Jasenovac, presidenti Aleksandar Vuçiq e kishte porositur Pupovcin, që “nëse ai e konsideronte të arsyeshme, mund ta pyeste qeverinë kroate”. Mirëpo, Pupovcit “ i ndeshi sharra në gozhdë”, sepse me të pyetur qeverinë kroate, ajo menjëherë, me arsye kishte refuzuar një kërkesë të tillë PRIVATE të presidentit Aleksandër Vuçiq. Përgjigjja e qeverisë kroate Vuçiqit: “ Vuçiqi nuk ka respektuar asnjë protokoll, ka dashur të bëjë gjithçka jashtë procedurave dhe rregullave të marrëdhënieve diplomatike, nuk na jep informacione për të zhdukurit në ‘Luftën e Atdheut’(Domovinski rat), nuk flet se si do ta ndjekë penalisht luftën dhe kriminelët, ai thjesht ka dashur të krijojë kaos para ‘Stuhisë’(Oluja), por ne në Qeveri e kemi thënë qartë se kjo nuk mund të bëhet fjalë, që ai privatisht të hyjë në Kroaci”. Kjo përgjigje e Qeverisë Kroate, është shumë e drejtë , e jeustifikueshme dhe e kuptueshme për gjithë opinion e gjerë publik se, presidenti Alekandër Vuçiq (privatisht) nuk mund të hyjë të ‘NDEZË QIRIN” –homazh viktimave të fashizmit në kompleksin përkujtimor Jasenovac, pa pëlqimin e Qeverisë Kroate, sepse në lidhje me këtë përfaqësuesit e qeverisë kroate ia përkujtonë edhe këtë deklaratë të të Aleksandër Vuçiqit, i cili në Instigramin e tij ka shkruar: “Vetëm ju bëni punën tuaj! Populli serb do të jetojë dhe nuk do të harrojë kurrë”. Kjo deklaratë e Vuçiqit është shumë abstrakte, zhgënjyese dhe ca kërcënuese ndaj qeverisë kroate, që nuk ia kanë miratuar lejen për të hyrë privatisht në Jasenovc, ama për të “ndezur një qiri” ! Gjithashtu, ky prononcim ka edhe elemente kërcënuese, kur thotë se “Populli serb do të jetojë dhe nuk do të harrojë kurrë” !? -Po, askush deri më sot nga popujt fqinj të Serbisë nuk kanë deklaruar se “nuk duhet jetuar populli serb”, por me shekuj, paqësisht e kanë lutur popullin, shtetin dhe KOS-in, që të mos bëjnë gjenocid nga kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve, me qëllim të shfarosjes së tyre si religjion dhe si etni për t’ua grabitur tokat e tyre autoktone. – Vërtet, këtë nuk duhet harruar as Vuçiqi , as populli, as shteti e as kisha serbe. Ndryshe, kolonializmi, neokolonialzimi dhe hegjemponizmi serb, do të sjellë rreziqe dhe luftëra të reja, që do të përflakin Ballkanin, ashtu sikurse në vitet ’90, ku Serbia bëri 3 gjenocide ndaj popullit kroat, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këtë nuk duhet harruar Serbia, por, duhet t'u kërkojë falje këtyre tre popujve, për shkak të kryerjes së gjenocidit serb ndaj tyre(1990-1999). Sa më sipër: S’ka më qiri të ndezur serb në shtëpi të huaja kroate, pa lejen e Zotit të shtëpisë në Kroaci !


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page