Ruzhdi Gole: TJETËR GJEOGRAFI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 30, 2025
- 1 min read

(anti - grafomane)
Masa nuk lexon poezi,
masa mund të luaj futboll,
mund të shoh një film thriller
shpesh të jetë vet një komedi
masa ka përmasa
të frikshme
revoltohet
të revolton.
Masa mpihet
e përunjur në vuajtje
e qetë në mikpritje,
masa ka përmasat
e një baloni pronë
përmasat e pafundme
të të gjitha shpikjeve.
Masa lexon poezi të lehta
s'këqyr poezi të vështira,
masa për poetin
jehon bindja dhe brenga
revoltohet nga vuajtja
është gjeografi
nga mikpritja.









Comments