top of page

Ruzhdi Gole: QËNDISJE

  • Jun 9
  • 1 min read

QËNDISJE

                         (poe-prozë)

Asnjë shenjëz blu? Shenjëza s'paska gishta të shkruaj, bluja të flasë s'paska gjuhë?

Rrëmujë rrëzohu, rrëzomë ngrihu !

Ç'paske ndër gishta ? ... qiri të ftohur?Ç'paske shtat ?... një drobitje njeriu? Drobitja drithshëm cak - cak, përhera luan me shtegun e brinjës, brinjës sime e të huaj cipëzë, çark. Drobitja vrapvrapthi qysh herët, vrapi përpiqet thellë mbrëmjes së pastër së mbrami të mos flerë vrerët.

Rrëzohu rrëmujë, ngrihu rrëzomë!

Shtegu plot gjinj, shtegu ngre gjunjtë, 

qesh zjarri në gojë. Përpara, prapthi, zërat nuk janë të hershmit, lëndojnë... Akoma faj të pafajshmit ?

Mbrëmja, përhera, me qirinj të fshehtë, të dashuruarit nuk vuajmë t'jetojnë heronj, ata heroike kanë përleshjen e vet.

Ajër i tërfiltë. Nuhatja trazon aroma në plot shtigje.

Një pikël xixëllonje ngroh gishtrinjtë.

Po shenjëza blu ? Mbrëmja sonte nga njerëzit paska tjetër gjuhë. Ç'ka ngjarë, paçka, se drethklat e hijes na ecin përkrah, paçka se trishtimi rritet me shkurtëz, vrojtohet thellë nesh, fle në një krah ... edhe aty përgjysëm.

Me një pëshpërimë tani ngadhnjen nata, nata thellë ndjehet, gënjehet pak qan e shplan duart, mbyll sytë pa vraga përtej reve.

Nuk prehet, nuk mpihet. Nata shkrin hejet, qëndis, qëndiset. Me tinguj, pëshpërima, përndritje.

Blu ... çdo shenjëz, një grep... Furtuna plot sy duket e kthjellët, rrëmuja, sonte, e butë, e shenjtë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page