Ruzhdi Gole: Humor sa për vete.
- May 22, 2025
- 1 min read

Humor sa për vete.
Nga Ruzhdi Gole
Me kyçet e këmbëve
do të ngjis 7 kate,
tek kati i parë taban i dheut
shtrëngoj tendinat, trastat
çadrën, çdo mbartje.
Në katin e dytë
hop ngjitem
shpejti,
dritare
shkalla s'ka
pengohem tek hija e tjetrit,
ngadalë, nëpër hapa, picëroj sytë
ajri përvëlues m'afrohet
si me shqytë.
Në katin e përpjetëm ndjej
plot flutura frymëmarrjen,
sy qashtër më duket
se më shohin
shkallaret,
mbartjet mua nuk më ankohen
hatërmbetje s'ka mes nesh
frutat syçelur, fryma ime
limfë flore
e gjitha
rrezm.
Nderet diç në ajër
gulçe thatë
lodhur kati i gjashtë.
Ëndërrt m'u bë sikur
çadra u hap vetvetiu,
nga pëlhura e saj
nga telat
retë sikur po shkund
kubeja më e re
e vogëlth e shiut.
Haplehtë lart mbërrita, ca më lart
kërkoj çelësin plot tinguj në xhep,
më ka humbur çelësi më është
grisur xhep i ngratë
herët në mëngjes?
Ku më paska rënë
rojtari marramendës
rojtari ynë më shtëpiak,
mëndjen time
nga vetja
paskam humbur t'errët
tymtas e kam përzënë
pa lënë për veten një farëz.?
Kur të zbres poshtë
do të gjej çelësin
a kokën time
ç'kyçur ...
bosh.?


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Comments