top of page

Ruzhdi Gole: DETKODËR

ree

 

Kodrat s'më lënë valëve t'u afrohem

pa i kërkuar zot gjelbërimit ndjesë

qysh kur lindën limanet e portet

portat pa çelës buzët pa droje

aorta mëngjesore rrezmë.

 

Mëri të butë më mbajnë kodrat,

ngadalë shpejt më vranohet

tutje afër i kaltëremi,

nga tingujt ndihen

të tjera botëra

 

njerëzit

më të ftohtë

trishtojnë buzagaze

rrallë ngazëllime ndjellin.

 

I kaltëremi mendje ndërroi

nuk vranon, çel' xixafresk,

me valë i ledhaton butë

ullinjtë syzinj pa terre

pa t'keq më trishton :

"kur paske ardhur, ?

këtu vendi yt sot

jeton mungesë."

 

Ah, ne frymorët ...

detkodër sa pak

plot verëvjeshtë

 

në të tjera botëra ... Vlorë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page