top of page

Ruzhdi Gole: 7 dhjetor  2024 (5)  ?... më falni ...





Ndonjëherë, 

shpesh hera - herës 

ngatërroj sot vitin 2024                               

me pararendësin e tij 2023,

Çka shkoi shkoi, cekët thellë      

njomësht thatë me e pa hatër             

ngutje lëkundje, me dhe pa fre.

Ndonjëherë ngatërroj 

këmbët poshtë ndenjëses

kur ngrihem nuk di ç'të mbath

jetoj shpesh në tregun e mbetjeve       

me tesha dhe qyngje qorr, buzaplas,

paçka se teshat duken rrecka 

mund të vishen në ndonjë 

datëlindje gjysmë festë     

Ne s'kemi droje turp nga sentencat      

që digjen dhe s'digjen në qyngjet 

e analfabetit gazavaj shtet.

Ndonjëherë ngatërrohem 

brenda vetes bëhem 

ca i rrëmujshëm 

duke dashur 

t’shprehem 

i sinqertë 

i nartë,

dashuri (nuk) bëj veç 

me gruan time të vetme       

mirëfilli, kaq shpejt u vyshka 

u çmenda ngaqë adhuroj gratë.?

I bindur viti pjekur po shkon                     

me nder e droje, i çakërrt,

Sot është 

7 dhjetor 2025, ..

më falni...2024....??!!

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page