top of page

RUAJ DASHURINË


Rakip Zhguni

Me se ta mbush jetën time, Me falle, fate a filxhanë? S’më mbetet veç të ha kujtime Dhe brenga që nuk m’u ndanë.


Dhe mund të rrija i qetë, Me rrogën sa për një frymë, Po shtyhej kështu kjo jetë? Flokët m’i mardhi një brymë.


Mund të haja i i qetë, i velur Në klube si një zotëri, Të kthehesha në vatër i dehur, Me gruan të bëja marrëzi.


Mundet dhe kone lajkatare, Pas shefash a ministra, Të lihja badihava fare, Pa dalë dot nga kapistra.


Po s’lidhet fjala, as shpirti, Si qen s’mund të leh kurrë, Pas rrebeshi diell lindi, M’i bëri faqet si purpur.


Ahere jam vërtet i gjallë, I etur vetëm për liri, Më mos thënça asnjë fjalë, Në shpirt ruaj dashuri.

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page