top of page

Rrugicat me kalldram të Elbasanit...



              (përjetim)


Nga   Përparim Hysi


   E kam thënë dhe diku tjetër: pas FIERIT,qyteti që dua më  shumë, është ELBASANI! Aq e dua këtë qytet,sa kur shoh pamje nga qyteti,por dhe nga fshatrat që kam shkelur me këmbë, kam një ndiesi të brendshme dhe jam gati të thërres:-Unë kam qenë aty! Kam qenë aty dhe jo vetëm "rrugicave ma kalldram", por deri në fshtarat më të largëta: në ato të SHpatit.. në Pashtresh e Valsh, në Gjinar e deri në Zavalinë, në kufi me Gramshin. Më duket se prej secilit fshat jam nga pak,ku nuk kam ngrënë bukë,por, pa dyshim, një bardhak me ujë e kam pirë. Unë  e dua ELBASANIN,se jam pak vendali prej atij qyteti. Në MYZEQE,nga jam, thonë:" Po pive dyzet sapllakë me ujë në një vend, atëherë e ke fituar "statusin" e vendaliut". Dhe unë kam jetuar 4-vjet në ELBASAN dhe atyre "rrugicave me kalldramë" u kam nxjerrë ujin e zi. Në Elbasan u arsimova dhe, nëse sot jam dikushi, meritën e kanë ata PROFESORËT E MI TË MREKULLUESHËM  që jo vetëm na mësuan,por na formuan. Ata na bënë qytetarë,se modelonin vet me formimin e tyre PERËNDiMORË. Secilit prej tyre, sado që vet po shkoj drejt tëtetëdhjetave, jam gati  të shkoj dhe t'u puth pllakën e varrit. Kujtimet dhe përjetimet që kam nga Elbasani,nuk kanë ditë apo natë që të vinë e të më ngasin. Unë,tash i moshuar që nuk më zë gjumi, u bie atyre "rrugicave,të gjitha me kalldramë",kryq e tërthor, nga njëra lagje tek tjetra: nga"Dryn ekala", në lagjen "Spahikore", në"SHënKollë"(lagja e çopbenjve), tutje nga gazermat e Shkumbinit;kthehem nga stacioni trenit, tutje nga"Fush-Mbret" dhe rikthehem aty, tek "Rrapi i Bezistanit". I"lodhur" tashmë ,kthehem tek"Furra Shëndeti-Vlazën Peti" dhe përrlaj një bogaçe nga ato të asaj kohe. Dëgjoj një person,që në mediat e sotme ,mund të quhet personi"0ne",që bërtet me një  zë pushke:- Hajde,dili VELËS para!!!Gjithmonë pak lekë i ruaj se në krye të rrugicës është "Bukinisti Mendel" alias dajë SULË KURANI. Aty kam hyrë dhe,ndërsa ble"Vaterlon..." një fragment i përkthyer, dëgjoj përbri një violinë. Qante violina me derte dhe,duke ndjekur pesë çape më tej (sa kaloj zyrën avokatore të Filip Bishkës), hasa në një klub me tavan në formë kubeje(si ato të teqeve në jugë). USTAI që i binte violinës,veshur me tirqe dhe qeleshe ,po këndonte atë këngën e famshme për NEPIN. U bëra sy e vesh atje tek dera dhe mend ia mësova të gjitha vargjet. Kur tha"... paska vdekë Zenepi...", m'u drodh trupi dhe u ktheva tek dajëSULA. E pyeta për USTANË dhe më tha:- Është melhem! Është ISUF MYZYRI! Po unë kurioz nuk iu ndava me pyetje dhe dajë SULA( i ndrittë shpirti) më tha që ZENEPI apo NEPI,qe sëmurur nga një sëmundje e keqe.Qe nga një derë e mirë ( me sa mbaj mend,më duket  nga fisi Dakli dhe e fejuar me një djalë nga fisi Sejdini).                                                              *     *    *  Kënga për NEPIN apo" Fustani me pika" e dëgjoj dhe rishoh në disa variante. Çuditem që  VËLLEZËRVE ZENA ( nga më origjinalët,pas USTA MELHEMIT),u mungojnë dy vargjet e USTAIT:"Kur më shkon kalldramit/ti m'i ulje krytë/çoje pak kapelen NEPI/sa t'i shoh dy sytë"). Ndërsa këngëtarë të tjerë,shtojnë vargje pa kuptim,aq sa në vend të vetullave, shkojnë dhe i nxjerrin sytë. Nuk ka si shpjeohen vargjet"Tek vorri i Bomit" që është në Tiranë dhe NEPI ka qenë nga Elbasani. Dikush fustanit me pika" i vesh dhe lule të kuqe/ duro dhe dy javë, omoj Nepi/do të marrë për nuse... Pse lejohet kjo "ndërhyrje" në dëm të origjinalit,sikur USTAI MELHEM të ketë jetuar para KRISHTIT dhe unë që po ju shkruaj (jam ai"elbasnalliu") jam pedaogjikasi që me një grup çuam lule,kur ndërroi jetë USTAI(grupi i printe THANAS MEKSI që qe  ose paramaturant a maturant?).Ka ndodhur në vitin 1956, në mos gabohem.

                                                                *     *     * Natyrshëm që ELBASANI nuk  i ka më ato "rrugë me kalldramë" për të cilat edhe sot unë kam  mall. Ato"rrugica" kanë shumë për të treguar.Ruajnë ngjarje dhe historira me vlerë,se ELBASANI është KRYEQYTETI I DITURISË SHQIPTARE. Në  Elbasan më 1 dhjetor 1909 u hap NORMALJA,FIDANISAHTJA E MADHE E ARSIMIT MBARKOMBËTAR SHQIPTARË. Dhe vallë a mund të përfundojnë këtu përjetimet e mia? ELBASAN dhe ELBASANAS ju dua! Më duket se jam njëri prej jush.                                                          Tiranë,16 shtator 2020

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page