top of page

RRUGA «SKËNDER LIBOHOVA»


Faslli Haliti

RRUGA «SKËNDER LIBOHOVA»

Sikur të jepej flamur pastërtie për rrugë,

Siç jepet për shtëpitë,

Rruga «Skënder Libohova»

Do ta merrte patjetër

Flamurin e bardhë

Të pastërtisë.

Atë e pastron, pastruese Vija.

Vija,

Rrugët i pastro mirë përgjithësisht,

Por

Rrugën

«Skënder Libohova»

Ajo e mban me hatër ( si t thuash).

Për rrugën «Skënder Libohova»

Ajo kujdeset veçanërisht.

Ajo luajti me Skënderi në pluhur këtu.

Ajo ngjiti trakte me shokun në muzg.

Shau kësaj rruge italianët, gjermanët,

Përcolli kësaj rruge shokun partizan

E priti kësaj rruge të vinte komisari

Po komisari s’erdhi.

Nisi kësaj rruge

Lirinë

Çlirimin

Dhe mbeti vetë në mal

Që liria, Çlirimi të vinin të gjallë.

I pastron mirë rrugët Vija kryesisht,

Por

Rrugën «Skënder Libohova»

Ajo e mban si dhomën e pritjes,

Për të ajo

Kujdeset veçanërisht.

1972,«Drita»

EDHE UNË E NDIHMOVA LUFTËN

Kur bëhej lufta,

Unë isha i vogël fare

Dhe lufta prej meje

Nuk priste ndonjë gjë të madhe

Megjithatë,

Edhe unë

Diçka luftës i dhashë:

Vdekje fashizmit, shokë!

Vdekje fashizmit, shoqe!

Cilitdo,

Kudo i thashë.

Dhe para të gjithëve:

Fashistë,

Ballistë,

Gjermanë

Këndova këngën,

S'e pushova këngën:

O i vogël, o partizan…

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page