
Dita e gjashte eshte libri i 17 i shkrimtarit Rexhep Shahu, ose libri i gjashte poetik
LIBRA TË BOTUARA
1. Mali i Hënës - vëllim poetik (Tiranë, 1998)
2. Bregu i Brengës - vëllim poetik (Prizren, 2000)
3. Misioni për paqen - publicistikë, për krizën e Kosovës 1998-1999 (Tiranë, 2001)
4. Bllaca – (monografi) – 2002
5. Marsi i minave – publicistikë, për ngjarjet e Kosovës 1998-2000 (Tiranë, 2006)
6. Lis i vetëm në fushë - Vëllim poetik, (Tiranë, 2011)
7. Apologji per udhen e kombit - Publicistikë (Tiranë, 2012)
8. Qyteti i lutjeve – Poezi, Tiranë, 2013
9. Buken tonë të përditshme, publicistikë, Tiranë, 2013
10. Syte e lirisë, monografi, Tiranë, 2014
11. Kjo vere merzie, poezi, Tiranë, 2015
12. Ku ishe ti hero, publicistikë, Tiranë, 2016
13. Shkrimtarët për Havzi Nelën - Shpirti i lirë i Lumës, përgatitës, Tiranë, 2018
14. Havzi Nela – Shtatë Fletore, botimi i plotë me 5548 vargje, përgatitës, Tiranë, 2018
15. Bisedë me Havzi Nelën, publicistikë, Tiranë, 2019
16. Faleminderit Doktor Alushani, Tiranë, 2020
17. Dita e gjashte, poezi, Tiranë, 2020
_________________________________
poemë nga libri i ri poetik Dita e gjashtë
Rrugët i kërrus vetmia Mua mungesa jote.
Nga malli për ty
Më përgjakën xhamat e thyera të zemërimit.
Ka ditë që më duket se jam kufomë që eci
Ndjehem krejt bosh pa ty zemër
Sa vij të shoh ty zemra ime jashtë meje
Filloj marr frymë normalisht.
Pranvera me lule e zogj që këndojnë Është më e vogla dhuratë për ty. Dimrat do t'i mbaj për vete T'i fsheh thellë në sy.
Ti nuk je, unë s’kam kë dua
S’kam kë përqafoj
S’kam kujt t’i pëshpërij.
Nuk zgjohem më asnjë mëngjes
Zgjohesha për ty…
Ti ike larg
përtej syve
matanë.
Po nga ëndrrat pse s’më ikë
Pse rri
Pse s’shoh ëndrra pa ty…
Tani do të doja të isha me ty
t’i ndizja një nga një yjet në sytë e tu
Do t’i marr gjithë yjet e qiellit tim dhe do t’i sjell ty
do t’i ve ato në flokët e tu
do t’i lë zotat në terr.
Kam filluar të zgjohem herët
Me ardhë tek ti
Për pak diell sysh.
Ti je ikje brenda meje unë, rendje pas teje...
Edhe një ditë nëse kalon pa aromën tënde Në mbremje yjet do të këputën Ti do të ecësh nëpër prush dhimbjesh Nëpër thëngjll yjesh…
S’po i dal dot përtej hijes time të mbrëmjes Që zgjatet deri te ti. Dielli kur të pa që po më prisje Ma zgjati hijen, të të mbërrij.
Po fryn Vetëtin e bie shi i sertë malli.
Po ku e din ti çfarë është malli
si ta dish ti që nuk arrin të lexosh në sytë e saj
një turbullirë loti që as derdhet e as ikën mbrapsht
por pret të pihet prej buzëve të puthjes.
Ku e din ti çfarë është malli
kur nuk arrin të lexosh rrudhat e padukshme
poshtë syve që qajnë pa lot mungesën e mallin
kur nuk arrin të lexosh buzëqeshjen e fshehtë
por i beson asaj që ajo i jep botës për etiketë
ndërsa thellë e përvëlon loti i nxehtë.
Nuk mund ta dish çfarë është malli
derisa ecën si gjithë njerzit
dhe nuk të fluturon kapaku i kresë…
Unë nuk i kam duart e tua rreth qafe Por pesha e tyre më rëndon sa ëndrrat Unë nuk i mbush më duart e mia me ty Por poret e lëkurës së duarve të mia janë ding me ty Buzët e mia janë plot me puthjet e tua Faqet e mia kanë ngrohtësinë e dorës tënde që më përkëdhel Mjekra ime është në dorën tënde që e puth me afsh Buzët e mia kanë mbetë në ty Shih duart se i ke aty.
Tani ti vizaton fatin në mua Hartën e shpresës në sytë e mi Udhët ku më merr përdore në rudhat e mia Të më bësh fëmijë.
Mbërriti mbrëmja e kësaj dite pa ty Në duart e mia të lutjes qan Si zog të vogël e fus në gji Për puthjen që mungoi qan.
Tani, këtë çast
kur nata më ka hyrë në sy
ndjej dhëmbët e tu të bardhë
tek mundohen të ma kafshojnë
shuplakën e shtrirë të dorës.
Mundohem të qesh
ndërsa loti lan natën.
Mendoja se do të kthejnë tek unë Ëndrrat që ruaja për ty.
Vetmia pikon nga strehët e shpirtit Dhe m’i lag ëndrrat.
Po fryn erë malli... Germat e emrit m’i lëshon përtokë
si tjegullat e çatisë së vjetër m’i ndjek nëpër udhë si gjethet e rëna vjeshtën e fundit
derisa t’m'i kalbë germat e emrit
në pellgje harrimi.
Aq shumë të dua
sa më dukesh e pavërtetë
më bëhet se ekziston vetëm në ëndërr
edhe pse dora jote më rrëshqet në fytyrë...
Bie shi malli
në udhën e puthjeve tona.
Mjafton që e di se je në këtë qytet
dhe ndjehem i mbrojtur nga rrufetë e qiellit.
Mjafton që e di se je në këtë qytet
kanë kuptim zgjimet.
Kur më merr malli për veten
vij shihem në sytë e tu.
Kur dua të bëhem i bukur
vij dhe vishem me vështrimin e syve tu
me qeshjen tënde që më kthen në xixëllonjë.
Eci nëpër shi kujtimesh dhe qaj
Pengje puthjesh jemi ne.
Nga malli
Ti vlon e pikon lot i nxehtë
Nga sytë e mi.
Sa herë fryn mall
Më therin dhimbjet...
“Dhe nëse ndonjë ditë të pyet ndokush për mua”
I thuaj se të desha shumë sa mendimin, sa fjalën sa lulja dritën, sa vesa lulen sa loti syrin sa buza buzën e puthjes sa ëndrra krahët e përqafimit sa udha hapat e hapat udhën sa qielli zogjtë e sa zogjtë qiellin sa deti brigjet e brigjet detin sa unë ty që e di veç zoti sa të dua...
Ne ishim fjalë, puthje, buzëqeshje Dritë sysh ishe ti, më bëje dritë në jetë Po tani nga erdhi kjo heshtja jote Ky det që s’flet, kjo hënë e verbër.
Ulesh si flutur në ëndrrat e mia Shkrin akujt e deshpërimit tim…
Lutjet e mia i morën zogjtë i derdhën nëpër qiell. Ndoshta kanë shpirt zotat.
Veç teje S’kam ëndërr tjetër.
S’kam qiell tjetër
Veç syve tu.
Gjithë kohën që mungoj Jam i humbur honeve të vetes Me gjetë udhën për te ti.
Gjithë ditët që mungoj Ti je me mua më shumë se kur jam me ty.
Je loti që më vlon në sy.
E nxora veten prej vetes time
E ta dhashë ty.
Më duket ti më ruan më mire.
I duhet një trëndafil kësaj nate Por ti je larg
S’kam ku ti marr buzët e tua.
Ku me të vu në qiell për dritë
Dritë për veten.
Sejcili ka yllin e vet.
Nuk e gjeta sot veten në ty.
Kush e di ku më ke harruar Në ëndrrën e vjetër.
Asgjë nga unë s’mbeti në ty.
Veç një hije në cep të syrit Herë pas here qan.
Asgjë s’mora sot nga ti Veç trishtimit.
Sot ia kishe dhënë sytë diellit
Më pa me sytë e tu.
Vitet varur poshtë syve tu
do t'i bëj flutura.
Dhimbjet aty do t'i bëj puthje.
Ti mbjell trëndafila.
Unë fluturoj nga qërpikët e tu
Dhe bëhem flutur në petale.
Vetja më ngjan me një trëndafil
Që ti më mbjell në ëndërr.
Shkoj udhëve nga ti ke ecur të zgjoj tek gjurmët e hapave që ke lënë të marr përdore të përqafoj e të puth për gjithë vitet që ke munguar.
Nëse nuk e duron dot mallin tim, nëse e sheh se nuk ngihem me ty mos mungo kaq rëndë kjo mungesë thanë rrënjët e lisave...
Nëse më sheh ndokund në ëndërr ndonjë natë
ndalu, folmë, jepma dorën.
Ndalu folmë se mund të më vijë drita e syve.
Unë nuk do të bëja tjetër
por një varëse me yje qielli do ta varja në qafë.
U sosa udhëve
e pritjeve.
Eja se pa ty nuk di si të rri
Ose më mëso si rrihet pa ty.
Se nuk të puth kur dua shpika pritjen
se nuk jam tani me ty shpika ëndrrën.
Si flutur ulesh në ëndrrat e mia
Shkrin akujt e deshpërimit tim…
Derisa unë të dua ty
Asnjë zog nuk do të mbetet pa kapërcyer detin.
Comentários