RRUGË TË MBARË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 17, 2022
- 1 min read

RRUGË TË MBARË
NJË POEZI NGA MYSLIM MASKA
Ku shkon kështu si i verbër,
Di ku po shkel,
E di se ç’le pas, di gjë ç’do të gjesh?
Kush do t’i pijë qelqet me verë?
Ike se të pëlqen ajo që s’e njeh?
E di se rruga është jashtëzakonisht e gjatë,
Prapëseprapë ti ike…
As yt bir,
As im bir
Miliona djem e vajza s’pyesin fare!
Siç s’do t’ia dijë fara për plisat e fortë,
Gjakoset për vdekje gjersa mbin.
S’do t’ia dijë as mali miliarda ton
Që dridhet prej termetit të bëhet tjeter mal.
Ndoshta DRITA tjetër qënka e magjishme…
Nëse kështu është,
Qelqet me verë t’i pimë:
Rrugë të mbarë, o udhëtar
Që shkel dhe mbi GREMINA…
Shume te nderuar dhe te respektuar miqte e mi ,shkrimtari i mrekullueshem poetik,Z.ATHANASIU, Poeti dhe prozatori i mirenjohur shqiptar z. Gjergji. Nder i madh per mua
vleresimi juaj per poezine" Rruge te mbare" nga personalitete si Ju. Eshte nje e vertete e njohur qe shkrimtaret dhe poetet jane me fukarenjte e botes, dhe pse i bejne drite.Vleresimet, jane sherimet e tyre shpirterore ,,, Nderim,suksese ne krijimtarine tuaj dinjitoze.
Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.
0
Një poezi antologjike, e freskët, origjinale për kalimin në amshim e përjetësi. Tema të tilla jo fortë të lehta për t'u rrokur e trajtuar në tërë gjerësinë e thellësinë dhe për të thënë diçka tënden, kërkojnë talent, përvojë, kulturë, mjeshtri, që poeti Myslim Maska i ka me bollëk. Është krijim që të mbetet në mend e nxit të përsiatësh.
Shumë urime i dashur mik! K.Gjergji.
Xing.
Një konceptim orgjinal i poezisë për ikjen. Këtu drama e saj ndjehet në çdo varg. Se, muzikaliteti është kthyer në kollonën zanore të një filmi ku krahasimet e sjella të drithërojnë shpirtin. Se rruga është e gjatë. Se ecet drejt së panjohurës. Se . . .Rreziqet shoqërojnë çdo hap. Por vendosmëria drejt së panjohurës, i ngjiska farës që çan mbi plisat e fortë. Që . . .Të mos i rradhisim metaforat. Urime, mikut tonë Myslim./
Xingografia/ Athinë.