top of page

Rrugë e ngushtë



Astrit Lulushi


Sheh diktatorë - të vdekur a të gjallë -në piedestale, të rrethuar nga bajonetat e ushtarëve dhe shkopinjtë e policëve. Megjithatë në zemrat e tyre ka frikë të pathënë; fjalët brenda dhe mendimet që vlojnë janë të ndaluara. Nga një mi i vogël – mendimi shfaqet në dhomë - madje edhe më të fortët pushtohen nga paniku. U bënë afro 80 vjet që qeveritarët nuk kanë frikë nga miu i vogël (njerëzit). Ata përdorin policinë si mace për të skllavëruar. Çdo ditë miu dobësohet dhe macja fryhet.

Kur ndryshon mënyrën se si i shikon gjërat, vetëm atëherë gjërat që shikon ndryshojnë. Por gjërat kanë mbetur të njëjta. Më qesharake është media që vepron si mur jehone për të nxjerrë në pah hendekun. Në vitet e kohës së vjetër, media ishte një me regjimin; e egër me popullin dhe i bënte njerëzit jashtë të besonin “sukseset”. Në 2022 media është trullosëse dhe mosbesuese jashtë e brenda. Për politikanët duhet të kujtojmë 'miun' dhe atë që simbolizon qasjen ndaj qëndrimeve 'të ngrira', siç është zgjedhja formale e një presidenti. Për ta më të frikshme janë zbulimet dhe diskutimet mbi aktualitetin e paligjshmërisë në detyrê, sesa çdo gjë tjetër. Gjëja më e rrezikshme në botë është të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim. Sa herë që fjala 'radikal' përdoret krijon një ndjenjë negative, tregon pjerrësinë e folësit. Çdo liri konsiderohet 'radikale' nga ata që dëshirojnë ta kufizojnë atë.

Politikanë dhe media përdorin fjalën për të diskredituar idetë ndryshe. Gjëja kryesore është të kemi një shpirt që e do të vërtetën dhe e strehon atje ku e gjen.

Dhe një gjë tjetër: E vërteta kërkon përsëritje të vazhdueshme, sepse gabimi predikohet gjatë gjithë kohës jo vetëm nga individë, por edhe nga turmat. Në gazeta, në shkolla dhe universitete, kudo gabimi shkon lart dhe zhytet thellë në vetëdije; se borxhet duhet të mblidhen, hipotekat të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur, dhe çdo formë të plotësohet online, pavarëshit se jo të gjithë i kanë kushte. Kur përmes një procesi ligjor njerëzit e thjeshtë kanë humbur çdo kontakt, ata do të qeverisen më lehtë nga krahu i fortë i ligjit të zbatuar nga pushteti qendror; njerëzit nuk do të grinden me udhëheqësit e tyre. Duke patur probleme të ngutëshme, ata nuk pritet të shpenzojnë energjitë e tyre për të luftuar për çështje të tjera dhe do t’i shikojnë qeveriratët si mësues të tufës së përbashkët. Por asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e njerëzve në numër të madh. Ata janë si kafshë memece në panik. Besimi në jorealitet nuk mund të shërbejë për ta bërë atë realitet. Asgjë nuk qëndron në themel të arrogancës, mendjemadhësisë dhe mashtrimit, përveç prirjes së njeriut të rënë për të besuar gënjeshtrat.

18 views0 comments

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page