top of page

Rrokadë


Rrokadë

Nga Fatmir Terziu


Rrokadë në Victoria tek xhamat xais

me një shikim mashkullor thinjosh,

Ajo buzëqeshi! Më tha „ Very Nice!“

Diçka ndjeva të godas në kraharor.


Unë shkitazi zbrita shkallët e stacionit,

i mbushur me mendime e me pak ngut,

një moment u ndjeva si pjesë e pavionit,

ku aktorët amatorë bëjnë ndonjë kurs.


E lashë pastaj perceptimin tim mënjanë,

u bëra i shastisur kur dëgjova një zë,

Ajo ishte afruar me mua shumë pranë,

„Mos u tremb dua të të them një gjë!“


Pashë majtas dhe djathtas por jo fort i qetë,

mbi tufën e dredhur nga flokët e saj mbi shpinë,

„U mbush me lotë dhe më tha me zë të lehtë,

i ngjani shumë vëllait, që u vra në Ukrainë“.


 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page