top of page

RRJEDHA LUMIT NËN URË


Agim Dëshnica (1933)*


-Kushtuar 22 shqiptarëve të vrarë, pa gjyq e pa faj, në vitin 1951,

pranë Urës së Beshirit, Tiranë-


Erzeni trishtueshëm te Urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet vorbulla, te bregu nën gjeth.

Me zhaurimënëzall, mbi bar hedhlotë-stërkala

sadokrimnëterr, me pëshpërimëpërhapetfjala!


Dritaret e hijet, dushqet e shkurret, tregojnë,

për gropë martirësh ne heshtje dhe gurët vajtojnë.

Dhe toka e zezë për njerëz të mirë pa faj,

ndër tela me gjemba thurur gjallë, skaj më skaj.

Cilës epoke tiranësh u përkasin, o antropolog

Këto eshtra shpupurisur në pluhur të lidhur tok?!

Mos janë ilire, në errësira kohësh vrarë

Nga spata , shigjeta, ushta, hordhish, barbarë?


Jo jo! Vrastarët nuk janë prej fisesh leshtorë,

Por komisarët e kuq, me yll të kuq gjëmborë!

Komisarë qelish, pa gjyqe, pa firmë e vulë.

Komisarë pa shpirt, pa besë, pa mend e pa turp.


Komisarë me hakërrime e me mandatën,

Me ngjirje, plotonë, krisma e plumba natën.

Dhe bisha fle, kur ngryse tnë pyll a në shpellë!

Dhe ujët fle, drurët prehen në gjumë të thellë!


Më kot fërkojnë duart me gjak komisarët,

më kot mundohen të harrohen gjithë të vrarët!

Nga gropa, nga gropa shpirtrat fluturuan lart,

Me fllad Perëndie u qetua çdo lëngatë!


Një poet qiejsh ndër muza, libra diturie,

një bir Kosove e burrë i urtë malsie!

Njeri fisnik nga derë artistësh lulëzimi!

Ekonomist një tjetër me ëndrra përparimi!

Tjetri vatran, zhuritur nga mall mërgimi!

Një ëngjëllore, nimfa e gjallërisë ujore,

Sabi, Sabihaja, puhiza mëngjezore!

Në lumej, det e oqean dëgjohet thirrje e saj,


Shpirti fëminor endet livadhesh në parajsë.

Mërmërojnë valët: Sabiha! Sabiha!

Buçasin dallgët: Sabi! Sabiha! Sabiha!


Erzeni u zgjua, te urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet nën lule e gjeth,

me zhaurimë në zall e mbi bar hedh lotë-stërkala,

për krimet e rri me oshëtimë përhapet fjala.

*

Agim Dëshnica ka lindur në Selanik në vitin 1933 dhe ka jetur në Tiranë. Pas vitit 1990 jeton në Boston, SHBA. Është poet, përkthyes dhe studjues. Ka botuar disa libra dhe ka marrë çmime në diasporë.

 
 
 

Hozzászólások


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page