
Rreth „Psallme të reme“ të Fatmir Terziut
Lela Dardha Kokona
"Mjeshtri i Madh", profesor Fatmir Terziu ka një imagjinatë të habitshme e cila shpërfill me koshiencë arsyen e saj dhe e çon tek e pavërteta, por dhe tek ajo e vërteta e faktit. Përgjatë historisë njerëzore, Dielli ka qenë objekt nderimi, një Yll diellor. Hinduizmi ende e quan Diellin Zot. Natyra në tërësi është një sistem që ndryshon vazhdimisht, thotë historia e lashtë greke (Herakliti).
Dielli do të zmadhohet si një gjigand i kuq plotë energji përvëluese dhe më pas do derdhë ftohtësi aq shumë, sa Toka do bëhet e pabanueshme. Por gjithçka që humb, vjen sërish në një formë tjetër. Ndryshimi i sistemit qiellorë do të ndryshojë dhe botën tokësore.
E gjithë Toka është një hije, errësirë e thellë, thotë Platoni.
Pra ne jetojmë në hije, në errësirë (në Tokë).
Ne si krijesat e tij jemi hallkat e një zinxhiri që përbëjnë tërësinë.
Të gjitha këto unë i kuptoj në vargjet e shkruara të poetit tonë z. Fatmir Terziu edhe se fuqia ime arsyetuese është e kufizuar. Aq janë kufijtë e botës time. Brenda meje ka çka unë kam futur vet, por guxoj ti çliroj nga zinxhirët e gjykimit.
Falenderoj prof. Terziu që na shtyn të zhvillojmë dhe të thellojë arsyetimin në vargjet tuaja filozofike! Respekt penës tuaj!
Ja dhe poezia e Fatmir Terziut „Psallme të reme“
(...ose fshikëllima e jetës me përtypje farash lule-dielli)
Nga Fatmir Terziu
Lulja e Diellit, Mbretëresha e Diellit
lësho miliona hije
më kthe përsëri në botën e ftohtë
hijet do të kërcejnë, hijet do të kërcejnë
trupi do të digjet prush
nga zjarri i verdhë
bota do të bëjë aritmetikë
mbi frutin tënd të zezë
hijet do të kërcejnë, hijet do të kërcejnë
më ço në zbrazëti, më shpjerr në (a)kllapi
nëpër psathme biblike
duke parë rojen murmuritje dhe fronin dalldisje
më ço në pafundësi, o më ço në asgjëkundi
zverdhja e kokës, zbardhja e dhëmbëve,
është fundi,
dëgjohen direktivat e qiellit,
planetët rreshtohen me përkulje,
sipas moshës,
në fytyrën e Mbretëreshës së Diellit
kohën thjeshtojnë në përhumbjen e kohës
për aq kohë sa nuk i interesojnë
lotët mbi syrin e foshnjës
kur nënat këndojnë ninullat e urisë
zhgënjimi i Botës.
Lulja e Diellit, Mbretëresha e Diellit,
fati dhe mëkati i kohës...