top of page

Rreth ... "Argjendarët e Metaforës"


Natasha Limaj

ARKEOLOG VARGU

Me të drejtë e titullova shkrimin tim “ Arkeolog vargu “ mbasi lexova librin me titull : “Argjendarët e Metaforës“ me autor , poetin dhe studiuesin , Idajet Jahaj. Autori me pasion e përkushtim ka bërë një zbërthim dinjitoz të krijimtarisë poetike të dy figurave emblematike të letrave shqipe , Ali Asllani e Fatos Arapi. Qysh në kopertinë të librit Idajet Jahaj e ka treguar përsiatjen e përtypjen hollë të krijimtaris së poetëve, ku leximin horizontal të vargut e mbyt shpjegimi vertkal ind për ind nga autori. Dhe natyrshëm i quan , Ali Asllanin “ “princ i lirikës erotike” dhe Fatos Arapin ,” poeti modern i abstraksionit”. Dhënia mbas këtyre figurave të poetikës shqipe i ngarkon përfytyrimin për tame imazhe të rralla , siç shprehet , për Ali Asllanin :

…vargjet e tij të vale…M’u bë një fytyrë , si e metaltë e bronxtë apo e florinjtë

duke vazhduar për Fatos Arapin:

… kaltërsi adriatike , kështu dritëzon poezia e Fatosit.

Meqënëse autori është marrë, qysh herët me artin e të shkruarit, qoftë nga përvoja , qoftë nga gjatësia kohore , ai është i tejmbushur me formim teoriko-shkencor letrarë. Produktin e këtij formimi e gjejmë në morinë e botimeve që kanë gëluar në duart e lexuesit, për vite me radhë ,qysh nga 1994 e deri tek “ Argjendarët e Metaforës”, për të cilin po shkruajmë, analiza na vjen shumë natyrshëm si krijim edhe, pse renditet denjësisht nëstudime të mirëfillta dhe, nuk ngelet pas studimeve të penave të spikatura të kritikës letrare.

Duke lexuar , më vjen imazhi i autorit , si një sy arkeologu , depërtuar thellë në shpirtrat e të dy poet

ëve, ku me pasion , durim , vullnet dhe delikatesë arrinë të bëjë analizë të hollë teoriko-shkencore, të çdo vargu dhe fjale të krijimeve të tyre.. Autori e njeh mirë krijimtarinë e poetëve , nga vetë analiza që bën duket se e ka shtrydhur palcërisht. Siç e thamë dhe në titull të shkrimit , porsi arkeologu që mundohet, me anë të gërmimeve të na njohi me etapat e historisë njerëzore, Idajet Jahaj lexon dhe ndanë pjesëza-pjesëza, tamam si një kirurg mesazhe, ide , emocione , gjendje , mazhe që përciell vargu i Ali Asllanit dhe Fatos Arapit.

Autori duke qënë edhe vet krijues i vargut poetik, futet natyrshëm në lëkurën e tyre dhe ripërciell motivet, simbolikat , filozofinë , dhe moderrnitetin e artit të tyre. Me saktësi matematikore , gjë që nuk i shkon për shtat letërsisë,por i shkon për shtat formimit të Idajet Jahaj, icili trajton dhe përcakton gjithë figurat letrare , si ato të sintaksës poetike, tingullore, të kuptimit dhe të shprehjes poetike si dhe teknikat e ndërtimit tëvargut në krijimtaritë e poetëve . Në përfundim të këtij studimi me të drejtë autori veprat e tyre i quan univers më vete dhe të dy poetët krenari kombëtare.

Nuk mbetet gjë tjetër veç një urim dhe vlerësim i thellë autorit Idajet Jahajt ,për këtë punim me vlerë për poetët dhe në të mirë të atyre që mundohen e kanë pasion vargun , gjithashtu një modelanalizë për mësimdhënie!..


60 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page