E mblodha botën një grusht kraharorit, Sa dhimbje ndjeva kur e pashe, Globi plasaritur prej dhimbjesh dergjesh, Si nje fytyrë e zbehtë në heqje sakaq.
Heshtje gri rrugeve te zbrazeta, Zhurmëmbytur sikur humbet ne gjithesi, Çelen lulet, u rrit bari, bleroi gjethnaja, Veç kenge zogjsh në gjithe kete ligësi.
Sa bukur ajo kohe e mbushur me gezime, Solla ne mendje ç'kemi jetuar gjithe mall, Kur gelonim mengjeseve, c'bote e magjishme, - Te vdes ne token time, - kete amanet te madh.
Besimin s'e humba nga dielli i çdo mengjesi, E preka me mall token ne globin e lodhur, E rroka ne perqafim te zbrazur qiellin, Nuk i harroj rrenjet e shtrenjta nga kam lindur. - Adelina Mina -
Comments