top of page

RRËNJËT


Gdhendjet ende nxjerrin zjarr... @copyright


DEA

Nga Fatmir Terziu

Gdhendjet ende nxjerrin zjarr. Biskonja

ngjizen në sytë e gjallë

ku damarët e gurit të bardhë

flasin pa fjalë.

Një llogori e madhe mbeti atje

mbushi muzeumet.

Historianët ende gërmojnë mbi dhe

flakë dheu

përmes dhiareve të reja

kërkojnë gjurmët e Njeriut...

që gdhendi Dean.

05 maj 2020


RRËNJËT

Nga Fatmir Terziu


Ra një bush i prerë në terr

qifqije të gjata, vraglla të gjera,

errësira kishte një xhungë,

që dukej si shkëmb.

Në kopësht u drithëruan lulet,

mbi klithmën e fortë të bushit në gji

hijet e drurëve bënin orgji.

Në sytë e dërmuar nga plumbi

qerpiku u lag dhe… humbi.

Çikëverrat lotuan menjëherë,

ikjen e bushit e ngjizën tek këngët:

“mos bëni orgji mbi një trung të prerë,

në shtratin e tij keni rrënjët.”

Dhe ditët, javët, muajt vitet vunë kuje

u bënë caruqe.


04 maj 2020

UDHA

Nga Fatmir Terziu

Ç’është kjo udha jonë! E heq

dhe s’e kupton nga të shpie. Ëndërrat dhe malli,

dhimbjet dhe mirësitë, dashuritë dhe përjetimet,

ngarendjet dhe stacionet,

janë një pikë e fortë, e vetme…

pikënisja

e qara, gëzimi, fëmija,

nipi e mbesa,

jeta,

më e ndritshmja e syrit,

kur je në krah të Prindit…


Ç’qenka kjo udha jonë!


04 maj 2020

GJAHU

Nga Fatmir Terziu

Peshkuam me grepat e mendjes kohën

mendimet i vramë pa grep

e ikja e gjahut therri cohën

na mbeti në xhep.

Ne ishim të shlirët pa ymrin e tij.

Nga dritarja e vetme e botës

me normën e re të lirisë

gjahu ishim vetëm Ne.

05 maj 2020

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page