top of page

Romani “ Perëndim apo…!?” prelud i një ditlindje të madhe.


Nga Fatmir Minguli

(Shënime mbi romanin “ perëndim apo...!?” të shkrimtares Vilehlme Vranari Haxhiraj, Europrint, Vlorë 2023)

Bashkwshorti Fitim shkruan për bashkwshorten Vilheleme:

“ Bashkëshortja ime e dashur, Aja, ishte përqëndruar në ekranin e kompjuterit dhe vazhdonte punn. Pa u shkëputur. Më kundrështoi me fjalët:

“Timi, punwn e nisur nuk më pëlqen ta lë përghysmë. Kam disa dorëshkrime që duhen sistemuar. Do zoti më jep kohën e mjaftueshme që t’i botoj”

Ishte kjo lojë e imja që është marrë nga faqet e romanit “ Perëndim apo...!? “ të zonjës së madhe të letrave shqipe që sot më 8 dhjetor të këtij viti mbush 79 vjec.

Eshte një eksepsion për një grua që punon pa u lodhur dhe që në prag të kësaj ditlindje thotë me bindje dhe vendosmëri: “Kam disa dorëshkrime që duhen sistemuar. Do zoti më jep kohën e mjaftueshme që t’i botoj”. Dhe zoti i jep kohën e duhur edhe pse perëndimi nuk dihet nëse është perëndim apo lindje.



Dhe kështu ajo ka botuar me dhjetra libra duke krijuar një biblotekë të tërë. Dhe është bashkëshorti i saj Fitimi (Timi) që numuron 5 libra në poezi (shqip, rumanisht, greqisht), 10 libra me tregime e skica letrare, 22 romane, 3 libra publicistikë, 7 libra me studime historike, social- kulturore dhe filozofike.

Por duke e uruar shkrimtaren me një jetë të gjatë dhe ta gëzojë këtë ditlindje të madhe, po kthehem në subjektin e romanit të saj shumë të dashur “Perëndim apo...!?”

Një roman që prek tentakulet e jetës së shoqërisë shqiptare. Duke aluduar me titullin e këtij romani “Perendim… apo? “ zonja e madhe e letrave shqip Vilhelme Haxhiraj Vranari sjell përpara lexuesve shqiptarë jetë të ndershme shqiptarësh, përmes bashkëshorteve Aja dhe Timi. Ata janë antipodi i jetëve të shthurura që gëlojne lart e poshtë atdheut që e ka emrin Shqipëri. Kjo autore i bën skanerin jo vetem proceseve zgjedhore të përcudnuara por dhe fenomeneve të mbrapshta që pretendojnë shkëlqim të së ardhmes.

Ajo me këtë libër kërkon të zbulojë apokalipsin e atij degjenerimi moral të nje pjese të shoqërisë shqiptare, militante apo jo, dhe të rikthej ëndërimin për ata shqiptarë që e humbën jetën mes dhimbjeve dhe që duhen përkujtuar.

Romani “Perëndim apo...!?” është një thirrje pamfletike kundër së keqes dhe përmes kësaj thirrjeje të kërkojë ringjalljen e cdo lloj perëndimi. Ajo me përshkrime romantike të llojit të vecantë na sjell jetë shqiptarësh të ndershëm dhe që e gëzojnë nipër e mbesa dhe shpresojnë që të vijë ringjallja apo rilindja atdhetare.

Me këtë roman Vilehlme Vranari Haxhiraj bëri skanimin e jetës së saj, familjes së saj në konfrontim me aspektet e jetës së kaluar e të tashme. E vërteta e shkrimit të këtij libri është se vetë autorja hyn në skutat më të errta të jetës si dhe guxon të futet në labirinthet e padukshme të vetëdijes vetjake dhe asaj shoqërore.

Dhe ajo ësht e bindur se perëndimet nuk vdesin por sic shkruan ajo në fund të romanit “ ata përsëriten dhe do të vazhdojnë sepse në rrugën e tyre që perëndon cdo ditë ne do të shohim një jetë që zvarget, që shuhet ngadalë”

Vetë titulli i romanit është shqetësimi i cdo shqiptari për një lindje pas perëndimit apo perëndimeve. Vetë shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj shpreson. Ky është dhe laitmotivi i këtij romani shqiptar të ditëve tona.

Më poshtë po sjell një letër që shkrimtarja na dërgon gjatë shkrimit të këtij romani ku spikat delikatesa e gruas shkrimtare, bashkëshortes se bekuar dhe nënës, gjyshes të përkushtuar.

Të nderuar, Monda dhe Fatmir !

Uroj të jeni mirë!

Unë e kalova gjithë librin. Vura re ,vetëm ku nuk ka dialog, por përse të mos merret si vazhdimësi e fjalës së njërit prej dy personazheve? Gjithsei kur t'ma dërgoj korrektuesja pas formatimit do të ndrërhy në ndonjë paragraf...

Prof. Fatmiri po të dërgoj këtë poezinë të cilën e kam vendosur në fillim të faqes së parë të librit. Po të duash vendose tek dorëshkrimi juaj.

Nëse dëshironi Ju, mendimin tuaj të vyer shkurt, mund t'ma dërgoni që ta vendos në Hyrje të librit. Jam në dilemë se si ta quaj, roman apo novelë?! Si botim del deri në 70 faqe, është i shkurtër...

Vargje shpirti ,

atyre që u tretën në varret pa emër!

“Një fjalë, një rresht a një poezi

Për jetët e tyre është pak…

se vuajtjet u janë bërë laklitar

Edhe pse nuk e kanë një varr.

Ata nuk kërkojnë të marrin hak

Dhembja, eh dhembja!

Kurrë nuk ngrihet në piedestal

nuk pendohet ndërgjegja mëkatare

ndaj kurrë s'di të thotë : “Më fal”!

Nuk u shkon ndërmend aspak, se...

shpirtrat qetohen nga kjo fjalë e artë

që rizgjon dhe të vdekurit e gjallë

Vivra (Vilhelme Vranari Haxhiraj)

Shkruar në Vlorë, 22.6.2023

Durrës 8 dhjetor 2023


30 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page