top of page

Spasse Thanasi: ROMANI " NISHANI" NË PANAIRIN E 28 TË LIBRIT NË TIRANË

ree

ROMANI " NISHANI" ( 2025) NGA SHKRIMTARI SHEFQET MEKO NË PANAIRIN E 28 TË LIBRIT NË TIRANË NË STENDËN MEDIA PRINT.


Takim i beftë me Shefqet Meko nga Ameriķa e larģët në Tiranë në muajin e leximit intensiv të librit shqip. Takohemi edhe me romanin e tij më të fundit, botuar nga Media Print " NISHANI".

Një roman i freskët që vjen nga mbulimi i Hënës me re dhe zbret tërë shkëlqim në Tokën e kujtimeve të vendlindjes , pa harruar " nishanin" si fat i jetës !.... Kënga e së shkuarës : " Hënë e netëve të vona/ Ty të mundën dritat tona ,e fillon enigmën e tmershme në ballkonin e shtëpisë ku Darina filloi të gërvishte edhe muret nga trazimi shpirtëror në qënien e saj. Trazim i madh se kishte përcjell në varr me dhimbje e lot Nënën, Babain, dhe së fundi Burrin e vetë. Sinkron funebre njeri pas tjetrit brenda 2 vjetëve.

Pikëllim i madh në një qytet të vogël minerar Klithma morale me një mesazh të madh hymni për femrën shqiptare që ka kaluar nëper rrathët e "ferrit dantesk" duke ja dalë të mbijetojë jo vetëm si qënie fizike, por edhe si dritë morale e shoqerore.... Rrëfimi drithërues i kësaj drame femërore përplaset në një qytet të vogël ku cuditërisht ngjarjet nuk kanë jetë të gjatë e mbeten vetëm si legjenda.

Dhe bashkohet ky rrëfim drame jetësore me " QYTETIN QË ZGJON LEGJENDA" se sic e thotë bukur Shefqeti me penën e tij: _ Darina sodiste luginën e madhe dhe kodrat pranë qytetit, dikur të kuqe nga minerali, tani të bëra të murme. Qysh kur kishte rënë komunizmi që kishte krijuar atë qytet, nuk prodhohej më asgjë nga miniera.

Tani vetëm llafe gjirhandej. Sofra e Skëndërbeut është gjëja më e rrallë w vendlindjes dhe fusha e Torviollit dhe beteja e saj ishte bërë aty tek qyteti i saj"..... Burri i vdekur ishte kthyer në enigmë dhe thesarët e fshehur nën tokë mbase nuk do ta zbulojnë kurrë... Maj malesh deri në Bishnicë kishte punuar Agroni, i shoqi i saj dhe ajo imagjinon se pyjet ishin përtërire aty duke cuar djalë tek varri i burrit të vetë Kështu drithej kujtesa e gruas me nishan !!


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page