Romani “Ajo vajza dhe të tjerët”

    Updated: Dec 9, 2019


    Zamira Hoxha Kamberaj

    Romani “Ajo vajza dhe të tjerët

    Dr Fatmir Terziu


    Romani “Ajo vajza dhe të tjerët” me autore Zamira Hoxha Kamberaj ka për redaktor, shkrimtarin dhe kritikun, Fatmir Minguli. Kopertina dhe punimi grafik i romanit janë realizuar nga Aristark Osmani.

    1.

    Rikthimi i vëmendjes në një zonë të ngurtë, mes kujtimeve ngacmuese të viteve 1971-1972, duket se është, jo thjesht një frymëzim për romanin “Ajo vajza dhe të tjerët”, por një shtrydhje e asaj që mban memorja, si një pikë e errët në hapësirën e tërë atyre përcjelljeve të moshës dhe të kohës nga vetë udhëjeta e autores. Zamira Hoxha Kamberaj, vetë një vajzë model i asaj kohe, me prindër të shkëlqyer e të mirëedukuar, me një vëlla pilot, e motra pasqyrë të vetë modelit prindëror, po aq dhe e rrethuar në një fis tejet human dhe dashamir në qytetin buzë Adriatikut, e rreth e qark qyteteve të Shqipërisë, natyrshëm kishte arsye të forta të ndjehej me një sy në botën reale dhe me një tjetër në përkujdesjen ndaj fjalëve dhe mureve që dëgjonin dhe flisnin më shumë se gojët e njerëzve. Jo më kot janë vitet 1971-1972. Jo më kot janë dhe faktet e tilla: “Nё qytetin e tyre njё vajzё e klasёs sё tetё, lindi njё fёmijё tё jashtёligjshёm”. Dhe pёr mё tepёr fёmijёs iu mohua atёsia dhe pёrfundoi nё jetimore. Gumёzhinte qyteti nga zёrat dhe tё gjithё vetёm pёr atё fakt flisnin. “Nё tё gjithё shtёpitё, qё kishin vajza tё asaj moshe tё adoleshencёs, u vunё rregulla tё forta dhe kёrkesa e llogarisё u shtua shumё. Nuk mund tё hapje dot gojёn e tё thoje - do shkoj kёtu apo do shkoj atje, se menjёherё do tё merrje pёrgjigjien “Jo”.”

    Mjaftojnë këto fjali, si pikënisje në këtë roman të parë të autores Zamira Hoxha Kamberaj, të kuptohet qartë se jeta dhe fatet që përcaktonin atë fat-jetë në ato mure të ngurta e të mistershme, ishte dhe mbetet ende një hije e zezë, që mbulon mistere të shumta, të mohura e të panjohura, të treguara e të heshtura, të dëgjuara e të shurdhuara që në lindjen e tyre. Ishin vitet kur “pashë dhe s’pashë, dëgjova dhe s’dëgjova” ishin më shumë se kurë në funksionin e mprehtë të kalitjes dhe edukimit të njeriut të ri, të edukatës morale dhe politike, të gabimeve që Partia nuk do ti falte kurë. Njerëzit, nëse do ta quanim të tillë ekzistencën e tyre në atë dritëhije, më saktë njeriu i ekzistencës dhe i mbijetesës, ai njeri i parimeve, apo më saktë “ajo vajza” e romanit mbesin një mister i dyfishtë. I dyfishtë, është izolimi, brenda izolimit. Izolimi për hir të moralit, sikurse ndodh me narrativin “Kushedi sa vajza u mbyllёn brenda dhe nuk i lanё tё vazhdonin as shkollёn”.

    Natyrisht brenda këtij izolimi brenda vetë izolimit ishte edhe ajo vajza, që “ishte shumё e re, vetёm 14 vjeç dhe vinte nga njё familje intelektualёsh”. Arsyet? Janë të qarta. Gjithkush pos narrativit në roman duhet të jetë mirë e më mirë, edhe kur nuk është kështu, duhet të fejojë e të martojë fëmijët e tij dhe duhet të jetë më shumë se sa i lumtur në një izolim të tillë, sa të vetë fateve të jetës, por edhe të vetë jetës së izoluar në shërbim të fateve. “Ajo vajza” është vetëm 14 vjeçare, që e do shkollën, librin dhe madje shkruan dhe e dashuron poezinë. Është e rrethuar me një familje të plotë, me vëllezër e motra dhe natyrisht duhet të ndjekë udhën e tyre, si në fatin e vetë jetës, ashtu edhe në atë të martesës. Duhet të jetë e tillë se morali është kryefjala dhe prindërit me një edukatë e moral të fortë, natyrisht nuk do ta duronin një “gabim”, që nuk e falte partia dhe partishmëria, edhe pse format e tyre kanë disi kahje ndryshe: “Mamaja ishte shumё e rreptё me fёmijёt, kurse babai ishte më i urtё.”


    Kjo shkon në shkas edhe me kohën, me vështirësitë e asaj kohe, kur “ekonomia ishte shumё e dobёt dhe çdo gjё merrej me tollona”. Por, morali i diktuar bënte të tijën, nëna kishte arsye të tjera të bëhej e fortë dhe kërkuese deri në pikën më të fortë, nuk duhej kundërshtuar, nuk duhej folur me zërin që nuk shkonte përshtat me atë moral. Ishte edukatë? Ishte normë? Vetë jeta e kësaj familjeje ishte një rrjedhë në këtë shtrat edukate, në këtë normë: “Martesa e dy vёllezёrve tё mёdhenj dhe e motrёs sё madhe erdhёn shpejt e shpejt e njera mbas tjetrёs. Vёllai i madh u martua dhe pasi ndejti ca kohё me nusen aty, mё vonё mori shtёpi mё vete, edhe vёllai i dytё u martua dhe mori shtёpi te banesat, qё bёnte ndёrrmarja me punё vullnetare, kurse motra e madhe u martua nё Tiranё dhe mori një djalё me rreth miqёsie dhe nga njё familje e mirё.” Dyzimi shkon përtej “familje e mirë” tek pyetja që lind vetvetiu. “Kush ishte familje e mirë?!” “Ishte shumё rehat”. “Mamaja sa nuk fluturonte nga gёzimi qё e kishte dhёnё motrёn aq mirё”. Mamaja e tyre ishte nje grua shumё e bukur, e rregullt dhe gёzonte njё respekt tё veçantё nё tё gjithё qytetin. “Edhe i ati ishte njё burrё i pashёm, autoritar dhe shumё i dashur.”

    2.

    Por, jeta është e ndërlidhur në roman. Jeta e familjes është një pikëlidhje me anën tjetër, rrugën, fqinjin, dhe tërë lidhjen brenda një rrethi që forcon në të gjitha hallkat e tij izolimin brenda izolimittë njeriut protagonist në këtë jetë. Gjitone me familjen e vajzës është një familje e varfër. “Ajo vajza” e romanit ishte shoqe dhe moshatare me njërёn nga gocat e asaj shtёpie. Mamasё sikur nuk ja kishte qejfi qё ajo shoqёrohej me atё vajzё. Dhe kjo ishte dhe një fakt që forconte izolimin brenda izolimit: “Dёgjo kёtu - i tha ajo, - tё jetё hera e parё dhe e fundit qё tё shoh ta sjellësh nё shtёpi atё bythё lakuriqen, pse nuk ke shoqe mё tё mira ti, qё meresh me atё?

    -Po pse ç’kanё ato moj mama, ata janё njerёz shumё tё mirё, gjynah, mos i thuaj ashtu – e kundёrshtoi vajza.

    -Mos guxo tё mё kundёrshtosh mua - ngriti zёrin mamaja dhe e goditi me njё shpullё turinjve.

    Vajzёs sё shkretё iu bënë sytё xixa dhe filloi tё qante.

    -As ti s’ke pёr tё shkuar mё nё shtёpinё e tyre - i tha e ёma – zatem, se tё shoh tё shkosh atje - e ndaloi e ёma.”

    Ndaj gjërat shkojnë e rrethrotullohen në atë pikë të izolimit brenda izolimit. Si shkas është varfëria dhe injoranca që prodhohet nga tisi i moralit në shërbim të këtij izolimi dual. Por si gjithnjë izolimi ka dhe të çarrat e tij dhe njeriu në jetë e gjen formën të shkëputet për të gjetur sadopak liri: “Fёmijёt u futёn nё det kurse gratё vazhduan muhabetin, ndёrsa vajza fshehurazi shkoi e u bashkua me familjen e shoqes dhe me fёmijёt e tjerё. Luanin dhe qeshnin dhe ajo bёnte muhabet me shoqen. Pak me larg se ato, ajo sheh një djalё qё lexonte njё libёr dhe ishte aq shumё i pёrqёndruar nё tё, sa as shihte as dёgjonte se ç’bёhej aty.

    -Kush ёshtё - ky pyeti shoqen.

    -Eshtё vёllai - im tha shoqja,- ashtu ёshtё ai, po filloj tё lexojё as nuk do me ditё ça bёhet.

    Vajza ja hodhi sytё pёr tё disatёn herё, ishte njё djalё shumё i bukur me flokë tё zeza dhe me sytё tё zinj.”

    3.

    Pra shkaku kishte ardhur të gjente shkakun. Ata flokë të zeza dhe ata sy të zinj mashkullorë, në tërë atë formë izoluese, kishin armën më të fortë të shkëpusnin nga diktati dhe të forconin bindjen tek liria e “asaj vajze”. Ajo fillo të “shkonte fshehurazi te shtёpia e shoqes, i pёlqente tё fliste me vёllain e saj, pёr librat dhe pёr shkollёn, shkёmbenin libra me njeri tjetrin dhe bёnin gara se kush do lexonte mё shumё. Edhe vajza kishte mbaruar shkollёn me rezultate tё larta dhe po priste t’i dilte njё burse studimi pёr tё vazhduar shkollёn ditёn.”

    Ëndërrat ishin ëndërra. Librat, letërsia dhe tërë lidhjet me një shkëputje nga ai izolim brenda izolimit i japin narrativit faktorë të tjerë bindës, me të cilët autorja e “Ajo vajza dhe të tjerët” na bën të qëndrojmë me të dy sytë dhe tërë vëmendjen në zhvillimin e mëtutjeshëm. E zhvillimin e bën më tërheqës shkolla, kur ai nxënësi shembullor i vitit të katërt, edhe pse i familjes së varfër, shkon dhe bën rolin e mësuesit në klasën ku ishte “ajo vajza”. Atje vërtet sytë bëhen dualë dhe shtohet interesi për të vazhduar leximin, pasi në rrjedhë del Sanremo, ajo radio italiane që me muzikën e saj çante rrethimin e atij izolimi brenda izolimit, por jo dorën e fortë të babait. Por gjërat dhe jeta natyrshëm shkojnë në labirthe të tjera. Dalin dhëndëra të tjerë në kërkim, dalin arsye të tjera, që shkojnë deri tek arratia, kunata dhe telashet... e qara e një fëmije: “Ke lindur djalё- i tha - po pёr kaq, desh vdiqe moj e uruar - ke lindur njё fёmijё shumё tё vogёl nё peshё, vetёm 2 kilogram dhe do ta fusim nё inkubator. Nuk e pa fёmijёn e saj pёr dy ditё rresht dhe fёmija pёr dy ditё kishte rёnё akoma mё shumё nga pesha. E shihte nga xhami i derёs dhe mendonte – si do dilte fёmija i saj me peshё mё tё madhe?”

    Romani “Ajo vajza dhe të tjerët” pikërisht këtu shkon në pikën ku lexuesi kërkon më shumë. E ajo që kërkon lexuesi vjen si një bukuri narrative mes dhimbjes që pikëtakon disi lirinë, atë liri që e mbart viti 1991 me çarjen e një cipe të izolimit brenda izolimit. “Djali i saj ishte rritur e kishte mbaruar shkollёn me rezultate tё shkёlqyera e po mundoheshin ta fusnin nё gjimnaz ose nё ndonjё shkollё profesionale. Nё atё kohё kishin filluar rrёmujat, kёrkonin demokraci, ishin hapur ambasadat, dhe mё vonё porti.”

    4.

    Brenda narrativit ka mjaft enigma, mjaft dritëhije, hera herës ngjajnë si në një botë të sajuar, e hera-herës si një kallëzim didakt, por sidoqofshin flasin dhe tregojnë edhe me të pathënat për një botë të tërë, për një hapësirë që duhet ta kuptojë se “Vajza mbeti gjithmonë, ajo gruaja e ndarë nga burri dhe e përgojuar gjithmonë nga gojët e liga.” Arsyet ndoshta duhen ritreguar e ritreguar, se individi ishte vetëm një kryefjalë e një fjalie pa kallëzues brenda një izolimi të vetëizoluar.


    #zamira #hoxha #kamberaj

    201 views

    Shkrimet e fundit