
Nga Agim Vinca
ROMANCË VERE
Te ura e Drinit piskasin fëmijët Tek hidhen nga parmakët. Një djalosh me mjekër si saudit Shet libra për profetët.
Dielli ngjitet thik përpjetë Asfalti i nxehtë valë. Te tavolina lart në breg Mevludë, ilmihalë.
Si peshq pllaq e plluq fëmijët Çapkënët struganë. Bekuar uji që i rrit! Pa lutje e temjan.
Në Bluesky bosët pinë koktej. Cicërojnë celularët. Alo, zemra!... Ku je?... Okej! Tolloviten shqiptarët.
Te ura e Drinit, mes qytetit. Stërkala uji e gazi. O Zot, ç’njerëz! Mjek’r e poetit Trandet nga marazi.
(Strugë, verë 2008)