top of page

Robert Martiko: GURI NË QAFË PËR TU MBYTUR TË GJITHË.



Shqipëria është ndarë në mes lidhur me temën Kadare, në aspektin e figurës së tij humane. Gjysma e lexuesve e mbron me fanatizëm ndërsa pjesa tjetër shprehet me urrejtje dhe pështirosje të thellë. Madje, është mjaft tipike fjala e një gjiganti të aristokracisë së ndërgjegjes së një jete të tërë, jo hero i çastit, si Simon Jubani.

Ndërsa në sferën filozofike është çudi, që vetëm unë dalloj se Kadareja është i paaftë edhe si shkrimtar. Sepse është pikërisht filozofia e mendimit të Danteve, Shekspirëve, Hygove, Gëteve dhe 1001 të tjerëve në Perëndim, ajo që bën të mundur të ndahet gruri nga egjra, shapi nga sheqeri, gjiganti nga xhuxhi. Këtë konstatim e vë në dukje jo për tu mburrur, por me një keqardhje të thellë, sepse si është e mundur të ketë të ardhme një shoqëri kur në aspektin intelektual nuk kapen tema të tilla, të domosdoshme, siç është Liria, Koha, Rilindja Shpirtërore, Ndërgjegjja Historike dhe 1001 gjëra të tjera, historikisht tema të panjohura në Shqipëri. Në mendimin akademik nuk ekziston as ideja e tyre.

Ka një vend të vetëm në botë, jo dy, që mund të ndërtojë të ardhmen e tij, duke lënë pas dore tema të kësaj natyre çliruese, shpëtimtare? Në këtë kuptim, për vetë faktin dhe fatin se gjërat e shkruara mbeten në përjetësi, diçka që ndodh edhe me librat e Kadaresë, aty janë le të lexohen me kujdes. Nëse këto nuk do të shikohen nën prizmin e më të Lartës së gjigantëve të vërtetë, bashkë me mungesat thelbësore që përmend më sipër, të gjitha këto së bashku, do të jenë për mendimin aktual shqiptar dhe për të ardhmen e vendit, guri në qafë për t'u mbytur të gjithë.

23 views1 comment

1 Comment


Është paksa e nxitueshme të jipet opinioni ,,Kadareja është i paaftë si shkrimtarë" Tashmë, i tillë ose e kundërta, ai ka gjetur shtrirje gjerëegjatë, ka zënë vendin në historinë krijuese dhe, në mendjen, jo vetem të shqiptarëve, është formësuar dimensioni artistik i tij, është pranuat plebishitarisht dhe i tillë do mbetet. Në përvojen e deritashme, ishte problematike sjellja e qëndrimet e tij politike, por, cilësia e opusit krijues të tij, fare pak ose hiq nuk është kontestuar. Një opnion i këtillë, ma thot mendja, do një eksplikim më të gjerë dhe argumente e prova për të qëndruar vertertësimi ikëtij opinioni. Por, e drejta e mendimit të lirë, logjikisht lejon edhe opinion të këtillë.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page