top of page

Rizah Sheqiri: Gëzuar ditëlindjen, miku im Thomas Nydahl!


 

Sot është një ditë që ndriçon pak më ndryshe –jo vetëm se ka kaluar edhe një vit, por sepse ne, me zemrat tona, kujtojmë njeriun që je dhe dritën që dhuron përmes gjithë krijimtarisë tënde, si një udhërrëfyes që nuk kërkon lavdi, por lë gjurmë zemre dhe mençurie kudo që shkon.

Qoftë kjo ditë si një këngë e qetë, e mbushur me buzëqeshje, përqafime dhe gëzim – ashtu siç dëshiron ti.

Dhe në vitet që vijnë, të uroj paqe, sukses dhe çaste që mbushin shpirtin tënd me dritë.

Faleminderit për gjithçka që je – dhe për gjithë mirësinë që dhuron në heshtje.

Urime nga zemra – me përshëndetjet më të ngrohta, nga kolegu yt shkrimtar,  Rizah Sheqiri.

Së bashku me urimet e mia më të përzemërta për ditëlindjen e Thomas Nydahl, po bashkëngjis këtu edhe recensionin tim të gjatë për librin e tij Pasardhësit e Skënderbeut. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Suedi, botuar nga shtëpia botuese Occident në vitin 2020.Recensioni u publikua në gazetën ditore Blekinge Läns Tidning, të datës 3 janar 2021.

Thomas Nydahl
Thomas Nydahl

Në  gazetën ditore Sydösran kam recensuar më herët,më 30 nëntor 2006 edhe librin e tij Öland – një udhëtim dimëror (2006), të cilin e ka shkruar së bashku me Astrid Nydahl.

Thomas Nydahl, i lindur më 27 qershor 1952 në Malmö, është një shkrimtar, poet, eseist, bloger dhe gazetar i pavarur suedez.

Ai ka shkruar mbi pesëdhjetë libra, shpesh me përmbajtje politike liberale. Përveç kësaj, ka shkruar për Lisbonën dhe stilin muzikor portugez fado, si dhe ka portretizuar disa nga artistët më të mëdhenj të fado-s së kohës sonë.

Gjatë viteve 1987–1997, Nydahl ishte redaktor i revistës kulturore Studiekamraten, e cila më vonë ndryshoi emrin në Ariel. Ai ka shkruar gjithashtu për revistën FIB/Kulturfront dhe për faqen kulturore të gazetës ditore Kristianstadsbladet.

Thomas Nydahl ka shkruar gjithashtu në mënyrë të thelluar për çështjen shqiptare në  Shqipëri e në  Kosovë.


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page