top of page

Rizah Sheqiri: Aleksandër Moisiut



 

NE TË NGJALLIM TY

-        Aleksandër Moisiut -

 

Sonte rënd ngritet perdja në teatrin tim të ri

në skenë del maestro e loz botën

 ky teatri im pak po të kupton

 Maestro Mojsi Aleksandër Mojsi

si duket hamletëve cezarëve u përngjanë

 teatri im maestroja im i do heronjët tanë

 

Aleksandër Mojsi fjalën e ngjalle në skenë

 të gjithëve u dhe shpirt  po të duartroket masa

po ç’u bë kështu  me ty pipth i rrënjës së fortë

 heu Aleksandër trim e burrë

re e u ngrite në skenat e botës

 po vetvetën Mojsi s’e loze kurrë

 

Të njohu bota Aleksandër Mojsi

e tash ngritu i madhërishëm në këtë poezi

që shqip ta luash vetvetën në skenë

heu Maestro Aleksandër Mojsi

gadi gabova se në teatrin tim të ri

sonte më është besuar mua të të jap shpirt Ty...

 

* Marrë nga libri “Flutura në erë” nga Rizah Sheqiri, botim i Shtëpisë Botuese “Lilo”- Tiranë 1995.

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page