Rizah Sheqiri është një penë e njohur shqiptare. Prej kohësh ai shkruan thujase në disa gjini letrare. Ai ka shkruar që herët, por së fundi ai ka marë në konsideratë me ndihmën dhe kërkesën e vazhdueshme të lexuesve të tij që të përmbledhë tërë krijimtarinë e tij në vepra letrare. Vepra e zgjedhur letrare e tij në pesë vëllime pritet të dalë në botim këto ditë në Prishtinë nga SHB ”Faik Konica”. Duhet theksuar se përzgjedhjen e ka bërë i ndjeri Hasan Hasani ndërsa redaktor është një emër tjetër i dëgjuar i letrae shqipe në Kosovë, Nazmi Rrahmani. Nga kompleti po evidentojmë Veprën 4 dhe 5.
Vepra 4
Përmban përmbledhjet me poezi për të rritur”Merimanga e dritës” SHB ”Dielli” – Prishtinë 1991, ”Shkurt e shqip” botuar nga SHB ”Lilo” Tiranë -1994, ”Flutura në erë” botuar nga SHB ”Lilo” Tiranë -1995, përmbledhjen ” Degëz e këputur” SHB ”Toena” Tiranë- 2002, ” Nëse patjetër të duhet e vërteta” 2003 (që është botuar e ribotuar në shqip e suedisht, shqip e gjermanisht dhe në shqip e anglisht)
Vepra 5
Përmban përmbledhjen me tregime e novela për të rritur ”Rruga drejt vendlindjes” botuar nga SHB ”Lilo” Tiranë -1997 dhe përmbledhjen me prozë poetike ” Flutura në kaktuse” botuar nga SHB ”Rizah Sheqiri” – Suedi 2005).
Autori i këtyre veprave shkruan edhe letërsi për fëmijë e të rinj, sikurse janë librat ”Zemra e lojës” përmbledhje me poezi dhe botuar më 2019; “Deti i peshqve të vegjël” përmbledhje me tregime botuar më 2019 dhe kohë më parë e përkthyer dhe botuar edhe në suedisht.
Një përmbledhje tjetër e këtij autori është edhe ” Nëse patjetër të duhet e vërteta -” 2003 (në shqip e anglisht).
Së shpejti do të paraqesim një shkrim më të zgjeruar të veprës dhe krijimtarisë së tij.
Comments