top of page

Ritëm cirkadian


Vasil Klironomi Fëmija që u godit nga simptoma e mos-vëmendjes në mësime. Lindi në qytetin e Sarandës, më tetë maj të vitin 1953. Një poezi nga vëllimi BARTËS YJESH Ritëm cirkadian

Fatmirësisht, më nderoi Natyra e më fali hiret e kafshës.

Në ritmet e dritës si luan të shkumëzoj kufijtë që më përkasin, të ruaj muzën time.

Në çaste orgazme të më dëgjonit.

Atëherë është të më portretizojnë vegimin.

Në një të ardhme të largët, në qoftë se fosilin tim do të gjejnë, ah sa doja shkencëtarët të thonë: «Ishte luan dhe mashkull»

31 views1 comment

1 Comment


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Oct 15, 2023

Më pëlqeu e shijoj kjo poezi, veçanërisht për origjinalitetin

dhe modelimin e hollë artistik.

Urime poetit dhe mikut Vasil Klironomi!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page