top of page

Rishikimi i Diplomacisë


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Rishikimi i Diplomacisë turko-shqiptare ndaj Serbisë

*** Derisa Serbia të mos heq kriminelin dhe terroristin e fundit nga Kosova Veriore, diplomacia e Ankarasë dhe ajo e Tiranës, duhet të jenë nën rangun e diplomacisë së ambasadorëve. -Mjafton vetëm në rangun konsullor, domethënë jo ambasadorë as shqiptar, as turk në Beograd, e as atyre serbë në Tiranë dhe në Ankara. Kjo do të duhej të ishte diplomacia preventive turko-shqiptare për ta detyruar Aleksandër Vuçiqin, që urgjentisht të heqë dorë nga trazirat dhe nga përpjekjet luftarake për ta destabilizuar dhe rrënuar shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, vazhdimi “blanko” me përqafimin e diplomacisë serbe të Beogradit nga ana Turqisë dhe e Shqipërisë, do ta inkurojë edhe më tej politikën dhe diplomacinë kolonialiste, hegjemoniste dhe militariste të Beogrdit, që përditë të “luajë me zjarrin” në veriun e Kosovës, gjithnjë duke e fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe vendimet e drejta të qeverisë së tij për shtrirjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe të pavarësisë në tërë territorin e Kosovës.

Fundja, është nonsens që Shqipëria dhe Turqia të kenë marrëdhënie në nivelin më të lartë diplomatik me Beogradin, derisa Serbia po kontrollon dhe terrorizon pjesën veriore të Kosovës. Vetëm nga viti 2000-2023, bandat kriminale të Serbisë kanë dëbuar me dhunë dhe me terrorizim mbi “15 mijë shqiptarë” nga shtëpitë, nga pronat dhe nga banesat e tyre në Veriun e Kosovës. Pse kjo “temë” nuk është objekt shqyrtimi as në Dialogun e Brukselit, as në OKB e as në BE?

–S’ka diplomaci idilike dhe përfituese me Serbinë derisa kjo nuk pranon riatdhesimin e “15 mijë shqiptarëve” në Mitrovicën veriore të Kosovës. Ndërkaq, në anën tjetër ka ndërtuar qindra shtëpi moderne për rikthimin e kolonëve serbë. Ky është apartied , racizëm dhe diskriminim i shqiptarëve në shtëpitë e tyre. Ku është drejtësia dhe diplomacia evropiane për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, kur është fjala për “15 mijë shqiptarë” të shpërngulur me dhunë dhe me forcë nga veriu i Kosovës?

Po diplomaci, drejtësi e tregti, por vetëm mbi bazën e reciprociotetit, jo për “dikë njerkë e për dike nënë”!

Kjo është padrejtësi dhe anticivilizim

Situata dramatike shpërthyese në veriun e Kosovës (26 prill – qershor 26) për shkak të ndërhyrejs së Serbisë në punë të brendshme të Kosovës, me qëllim të fundit, që të ndezë fitilin e flakës dhe të zjarrit të një lufte të re për përmbysjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke ia “imputuar’ një “republikë serbe” sikur atë në Bosnjë Hercegovinës me terror dhe me gjenocid, që veç Amerikës dhe BE-së në Dialogun e Brukselit, të involvodhet edhe diplomacia e Turqisë dhe e Shqipërisë për të ndërmjetësuar si vende fqinje ballkanike me shërbimet e tyre të vullnetit të mirë, miqësor dhe paqësor ndaj Serbisë.

Pse kërkohet një ndihmesë e këtillë nga diplomacia e Ankarasë dhe e Tiranës, thjesht për faktin se, Turqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie shumë të mira politike, diplomatike, tregtare, kulturore, ushtarake me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit. Kjo është pozitive për bshkëpunimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të gjithmbarshme mes këtyre tri vendeve ballkanike.

Mirëpo, në kuadrin e këtij bashkëpunimi në frymën e miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë rajonale, është krijuar një vakuum i “diplomacisë deficite”, sepse Serbia ka lënë jashtë procesin e normalizimit të marrëdhënieve politike e diplomatike me Kosovën, duke qenë se ende nuk e njeh si shtet të barbartë të pavarur dhe sovran, por fatkeqësisht ende e konsideron si pjesë të territorit integral të Republikës së Serbisë sipas Kushtetutës në fuqi (2006).

Presidentit A.Vuçiq t’i rikujtohet se Kosova është e Shqipërisë !

-Kur Qeveria e Re e dalë nga Asambleja Kombëtare në Ankara, më 1920, Kemal Mustafë Ataturkun zgjodhi kryetar të saj (shqiptar për nga babai; Mareshal sipas mertiave dhe fitoreve të tij ushtarake në luftimin e pushtuesve kolonë grekë nga tokat turke më 1922. Ndërkaq, më 1923, zgjedhet president i Republikës së Turqisë ) ka hequr dorë nga ish-kolonitë e Perandorisë Osmane në Ballkan (1920-1923), atëherë kush është Serbia ajo “superfuqi” ballkanike apo evropiane, që të mos i braktis kolonitë shqiptare, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja …etj. të gllabëruara me terror dhe me gjenocid (1878-2023) ?!

Këtë të vërtetë të saktë, kështu e thotë historia e derisotme e marrëdhënieve politiko-diplomatike e shteteve ballkanike. Mirëpo, këtë të vërtetë, shteti, kisha, shkenca, politika, diplomacia dhe propaganda serbomadhe e kanë falsifikuar dhe shpërfytyruar në favorin e kolonializmit qindravjeçarë të Serbisë (1912-1999).

Mirëpo, tani pas kryerjes së gjenocidit të fundit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999), ka ardhur çasti historik dhe politik, që Beogradi zyrtar ta braktisë Kosovën si koloni të saj, sepse me luftë gjenocidale e ka fituar dhe me luftë e ka humbur më 24 mars -10 qershor 1999, duke kapitulluar dhe pësuar disfatë nga bombardimi “78 ditësh” i forcave të avionit luftarak të NATO-s, si dhe të rezistencës së UÇK-së. Tanimë Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 140 shtete të OKB-së.Këtë realitet të krijuar, duhet pranuar Serbia dhe serbët e presidentit Aleksandër Vuçiq, sepse është i paktheyshëm në gjendjen e paraprake të sundimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë (1912-1999). Kjo e vërtetë e pakundërshtueshme, duhet t’i përsëritet presidentit Aleksandër Vuçiq nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke ia bërë të qartë “referencën historike” të dikurshme, se edhe Turqia e re pas përfundimit të Perandorisë Turke e ka pasur të vështirë ta braktiste Kosovën dhe gjithë Ballkanin, por së fundi e pati braktisur, sepse nuk ishte e saj. Prandaj, edhe Vuçiqi dhe të gjithë serbët, duhet të kuptojnë dhe të përqafojnë të vërtetën se Kosova është shtet më vete dhe pjesë integrale e territorit autokton të Shqipërisë Etnike Natyrale. Sa më parë që ta kuptojnë këtë të vërtetë, Serbia dhe serbët kanë gjasët, që të pajtohen dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet me shqiptarët në Ballkan. Ndryshe, bashkëpunimi politik, diplomatik, ekonomik, kulturor i Serbisë së Aleksandër Vuçiqit me Tiranën dhe me Ankaranë, duke mos njohur Kosovën e pavarur dhe, duke ndërhyrë në punë të brendshme të saj, është absurd, afatshkurtër dhe kontraproduktiv, sepse as diplomacia e Shqipërisë, as ajo e Turqisë së Rexhep Taip Erdoganit, kurrë nuk do të pranojnë, që të rreshtohen në aleancën e Serbisë dhe të Rusisë për ta përmbysur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, sepse edhe Tirana, edhe Ankaraja si anëtare të OKB-së dhe të NATO-s, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.

Kosova të mos figurojë në Kushtetutën e Serbisë (2006), sepse është vepër penale ndërkombëtare

Për çudi ky skandal jurdik ,kushtetues dhe politik nuk e pengon as diplomacinë e Turqisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan e as të Shqipërisë së kryeministrit Edi Rama ! Të paktën qe 15 vjet (17 shkurt 2008-26 qershor 2023), politika e jashtme dhe diplomacia biletareale e Trianës dhe e Ankarasë, këtë vepër penale ndërkombëtare (sepse Serbia ka futur në Kushtetutën e saj një vend të huaj-Kosovën, të njohur ndërkombëtarisht nga 140 shtete të Kombeve të Bashkuara). Këtë precedencë juridike ndërkombëtare të Serbisë nuk do ta lejonte asnjë shtet-anëtar i OKB-së), por botërisht dhe urgjentisht do të kërkonin nga KS-ja dhe nga AP-ja e OKB-së sanksionimin e Serbisë për një akt të tillë, që shpie direkt dhe indirekt në rrezikimin dhe në prishjen e sistemit të marrëdhëieve ndërkombëtare (siç janë siguria, paqja, stabiliteti dhe mirëqenia rajonale, përkatësisht ndërkombëtare).

Erdogani dhe Rama mund ta “zbusin” Vuçiqin

Së pari, bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira reciproke me Kosovën, pastaj me Tiranën, jo anasjelltazi, sepse ato dyfish dëmtojnë interesin nacional dhe shtetër shqiptar në Ballkan. Njëherë ka ndodhur më (1989-1999), Kosova në flak, në terror dhe në gjenocid nga vrastarët e regjimit të Slobodan Milosheviqit, e diplomacia e Shqipërisë pati dështuar, duke e harruar Kosovën në flakën dhe në tymin e gjenocidit serbomadh. Ajo tragjedin nuk do të ndodh më kurrë as në Kosovë dhe, në asnjë territory shqiptar, sepse Shqipëria sot është e fuqishme, është me Amerikën, është me NATO-n, si dhe ka raporte të shkëlqyera me Turqinë etj.

Prandaj, jo vetëm qeveria shqiptare me kryeministrin Edi Rama në krye, por edhe qeveria e Ankarasë, nevojitet ta suspendojnë nivelin më të lartë të këmbimit të ambasadorëve me Beogradin zyrtar, duke qenë se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe kryeministri i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama kanë marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo diplomaci multilaterale, në frymën e përbashkësisë dhe të koekzistencës paqësore, mund të ndikojë pozitivisht në presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të ndërrojë kursin e deritashëm strtegjik dhe gjeopolitik ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës së pavarur dhe sovrane, duke qenë se Serbia e ka konsumuar kapitalin e saj nacional dhe shtetër kolonial ndaj Kosovës (1912-1999). Ky status kolonial i Kosovës së Shqipërisë Etnike Natyrale, është mbyllur më 17 shkurt 2008, kur SHBA-ja me 22 vende anteyare të BE-së dhe mbi 100 shtete të tjera anëtare të OKB-së de fakto dhe de jure e kanë njohur Republikën e pavrur dhe sovrane të Kosovës. Ky status juridiko-politik është i padiksuteshëm sipas së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, Dialogu i Brukeslit mund të ketë vetëm një pikë të “rendit të ditës”- NJOHJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA ANA E SERBISË SË ALEKSANDËR VUÇIQIT.Ky do të ishte kuptimi i vazhdimit dhe i arritjes së kompromisit politik të Dialogut të Brukselit (2011-2023), që me çdo kusht do të çonte në normalizimin historik dhe reciprok të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës .

Këtë kompromis të drejtë përfundimtar, do të duhej ta mbështetin edhe diplomacia bilaterale zyrtare e Ankarasë dhe ajo Tiranës me në krye presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Suspendimi i marrëdhënieve diplomatike nën nivelin e ambasadorëve me Beogradin

Derisa Serbia nuk do ta ndryshojë kursin e saj agresiv dhe armiqësor të ndërhyrjes në çështje të brendshme të Kosovës.

Një vendim i tillë i prerjes së marrëdhënieve diplomatike në shkallën më të lartë diplomatike, duhet të jetë i sinkronizuar mes boshtit të dilomacisë zrytare Tiranë-Ankara, sepse është në interesin e përbashkët nacional dhe shtetëror. Pavarësisht se çfarë moralizon, gënjen, mashtron, spekulon, intrigon dhe shantazhon politika zyrtare e regjimit autokratik serb e presidentit Aleksandër Vuçiq, se gjoja afrimi dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është projekt për formimin e një “Shqipërie të Madhe”, kjo nuk duhet pranuar kurrë, sepse shqiptarët që nga krijimi i kombit dhe i shtetit të ri, asnjëherë nuk kanë endërruar dhe synuar, që të ndërtojnë një “Shqipëri të Madhe”, por të mbrojnë e territoret e Shqipërisë Etnike Natyrale, të pushtuara nga hordhitë pirateske dhe koloniale pushtuese sllave të Ballkanit. Përkundrazi, bashkëpunimi i dy qeverive Tiranë-Prishtinë, duhet të jetë intensiv, koherent dhe frytdhënës e afatgjatë derisa përfundimisht të bëhet bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht i të gjitha vilajeteve të Shqipërisë Etnike Natyrale, pa prekur asnjë pëllëmbë territor të shteteve fqinje.

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page