Reportazh
Nga Xhevahir Cirongu
Rezalla dhe gurët e kujtesës historike
( Përkujtimore me rastin e 632 vjetorit të betejës në Fushë – Dardani )
Sa më shumë vite e shekuj që ecin në gjurmët e tyre, pas lënë kujtesën historike , të cilat i gjen të shkruara në ditarin e memorjes të popullit, por edhe në domumentat e shkruara nga kronikanët e kohëve që kanë përjetuar e shkruar këto ngjarje ku përjetësohet historia e një kombi.Ikin dekada e shekuj në ‘’lumin’’ e rrjedhave të historisë.Dhe sa më shumë që largohet një ngjarje apo histori, aq më shumë vjen drita e diellit të së vërtetës nga shekujt, e cila pasqyron me vërtetësi ngjarjet historike të një kombi.Sado që janë përpjekur ‘’Balozët’’ e rremë, të cilët janë munduar për ta shtrembëruar historinë e një kombi qofshin këta historianë,arkeologë,politikanë, apo akademikë të çdo kallëpi qoshin ata, s’mund ta përbaltin dot historinë e një kombi.Të gjithë këta, si dje apo sot në kohën moderrne e të civilizuar, janë veçse çibanë që mbajnë erë të keqe në trupin e kombit tonë,Shqipëri.Si shumë ngjarje e beteja që ka zhvilluar populli ynë për liri nëpër shekuj, është edhe beteja e përgjakshme ballkanike kundër hordhive osmane , e cila u zhvillua më datën 15 qershor të vitit 1389 në Fushë – Dardani.Në këtë betejë të përgjakshme mbetën të vrarë me mijra luftëtarë arbërorë, e midis tyre edhe dy princat shqiptarë:Milosh Nikollë Kopiliqi e Teodor II Muzaka.Pluhuri i harresës historike,por edhe keqdashëse e shovinistëve ballkanase, sidomos ajo serbomadhe, është munduar ta errësojë e ta përvetësojë edhe këtë ngjarje historike, e cila epiqendra e kësaj beteje ishte në Kastrot, Fushë- Dardania.Por faktet janë kokëfortë,luftëtarët Arbërorë u bënë mburoja kryesore, deri në dhënjen e jetës edhe dy princat shqiptarë, për fatet e Arbërisë e të krejt rajonit ballkanik.
Historia nuk tjetërsohet,ajo është shkruar me gjak nga heronjtë…
Qershor 2021, 15 qershor 1389! Janë plotë 632 vite, ku në atë betejë ranë në mbrojtjen e truallit arbëror edhe dy princat shqptarë kundër hordhive gjakatare osmane.Historia e popullit shqiptar dhe lufta e saj, janë një gonxhe e lyer me gjakun e dëshmorëve.E tillë ka mbetur plotë freski që nga shekujt e gjer në ditët tona edhe gjaku i dy princave shqiptarë Millosh e Teodor Muzaka.Është viti i pestë që Shoqata ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ me znj. Elida Jorgoni në krye, si vetë shqiponjat e malit udhëtojnë drejt fshatit Mazgit të Komunës Kastriot në përkujtimin e dëshmorëve arbërorë me dy princat e tyre që dhanë jetën për trojet shqiptare.Ata vijnë nga Shqipëria e gjithë trojet shqipfolëse, por edhe nga diaspora, si nga Gjermania, Zvicra, Italia, Amerika etj.në përkujtim të kësaj beteje.Historia nuk harrohet. Ajo ka në themel gjakun e bijëve e bijave të vetë. Edhe këtë vit, pra data 27 -28 qershor 2021,si gjithmonë shoqata ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ organizoi përkujtimoren e ringjalljes të kryetrimave princëror shqiptarë të Milosh Kopiliqit e Teodor Muzaka Gjaku i mijrave arbërorë që dhanë jetën në këtë betejë, bën thirrjen sublime që padrejtësia historike të vihet në vend,askush s’mund të na vjedhi dinjitetin tonë komëtar.
Bijtë e shqipes drejt Kosovës…
Ishte pikërisht data 27 e 28 qershor e këtij viti 2021, bijtë e Shqipes si nga hera me flamurin Kombëtar udhëtuan drejt Kosovës për në vendin Mazgit të Komunës Kastriot në përkujtim të luftëtarve Arbërorë, por edhe të dy princave që shkruanë historinë e asaj beteje të përgjakshme edhe me jetën e tyre.Ata vijnë nga Shkodra, Puka,Mirdita,Kavaja, Tirana,Durrësi, Pogradeci, Korça, Erseka, Berati, Skrapari, Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra,Vlora, Dibra, Lushnja,etj, por edhe nga Çamëria.Në evente të tilla historike nuk mungojnë, por vijnë aty edhe Arbëreshët nga italia Por aty vijnë edhe nga Tetova e Shkupi, nga Plava, Gucia, Kosova ,etj.Pikërisht, është Shoqata ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ e cila është bërë promotorrja e një fillimi të madh bashkimi të vlerave me ndjenjën e zjarrtë të atdhedashurisë, edhe për ato data historike të lëna në cepin e harresës me qëllim apo pa qëllim, duke u dhënë vendin e vlerat në peidestalin më të lartë të historisë sonë kombëtare. Edhe vetë dielli i qershorit uronte’’ Udhë të mbarë për në vendin e kryetrimave Arbërorë !’’ Mikrobusi merr rrugën drejt rrugës së kombit për në Prishtinë, rreth ores 9.00 të datës 27 qershor 2021.Valëviteshin flamujtë kuqezi me shqiponjën për te kosova martire.Si gjithmonë na printe Irfan M.Domnori nga Shkodra.Por edhe Zana Karafili,Nepton Mero, Agim Ramaj,Avdi e Donika Begati, Gjon Doçi nga Mirdita, Flora Doçi, Vasilika Katro, Koçi Tahiri,drejtues i Shoqatës Kulturore’’Beslidhja Gorare’’, Ramadan Kollgjeri,drejtues i Shoqatës Kulturore ‘’Mokra’’,Kostaq Papa,Neil Ruçi,Xhevahir Cirongu, Idajet Berberi,Gjergj Nikaj,Genc e Ervina Durrësi,Miranda Troci,( Derti), Lindita Rusta,Shkëlqim Kastrioti,Juljan Pjetër Locaj etj. Edhe këtë radhë, si gjithmonë u ndalëm në Prishtinë. Aty u bënë parakalime me flamurin kombëtar të shoqëruar edhe me këngë patriotike të grupeve polifonike si: ‘’Beslidhja Gorare’’, ‘’Mokra’’ si edhe grupi polifonik ‘’ Labëria’’. U bën foto te shtatorja e Gjergj Kastrioti ,te Ibrahim Rugova etj. Një pritje vllazërore na bënë miqtë nga Kastroti si shkrimtari e poeti Fadil Curri e Halil Preniqi.Por nuk mungonte Ilire Kelmendi Shema, z.Sabah Gashi, Avdi Gashi, e plotë të tjerë të cilëve nuk mundëm t’u marrim dot emrat për ti shkruar këtu në këtë reportazh.Megjithatë i falnderojmë për mikpritjen e tyre si vëllezër të një gjaku.
Në Mazgit të Kastriotit,aty ku do ngrihet Obelisku…
Është data 28 qershor 2021.Është mëngjes.Dielli sapo ka lindur mbi kodrat e Prishtinës në këtë mëngjes të bukur.Ora shënonte 9.00. Pas një kafe që pimë në qendër të qytetit, morëm rrugën për në Komunën e Kastriotit.Nuk është shumë larg nga qyteti i Prishtinës, rreth 10 km. rrugë e gjendesh në fshatin Mazgit.Pikërisht aty ku shoqata ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ organizon për të pestin vit radhazi në kujtim të betejës Fushë – Daradani.Qëllimi i shoqatës atdhetare mbarë shqiptare, me znj. Elida Jorgoni në krye ,është që aty ku dhanë jetën dy princat shqiptarë Milosh Kopiliqi e Teodor Muzaka bashkë me mijra arbërorë të tjerë në mbrojtje të trojeve shqiptare nga pushtuesi osman, të ngrihet një obelisk në nderim të tyre.
Pas shumë takimeve në këto vite, aty në vendin e përcaktuar nga komuna Kastriot që drejtohet nga atdhetari z. Xhaferr Gashi, këtë radhë ky takim për herë të parë merr rrugën instuticionale.Në fjalën e saj përshëndetëse,e cila ishte përgatitur edhe me shkrim znj. Ilirie Kelmendi Shema,foli në emër të komunës Kastriot.Në këtë takim përkujtimor historik,mësojmë se Iliria është edhe Drejtoreshë e Kulturës së Komunës. Fjalët e saja kumbonin bashkë me historinë në përkujtim të 632 vjetorit.U emocionuam të gjithë sa ishim aty, sepse znj. Ilire, ashtu siç ka edhe emrin,i dha Liri e kuptim fuqiplot instuticional që në një afat të shkurtër kohor, të ngrejmë obeliskun në nder të luftëtarëve arbërorë e të dy princave shqiptarë ! Dhe me të vërtetë do të theksoja se znj. Ilirie Kelmendi Sheme, m’u dukë se fliste atë çast heroina Shote Galica.
Në fjalën e tij mikpritëse e falnderimi në emër të shoqatës ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ përshëndeti z. Koçi Tahiri, edhe në cilësinë e deputetit të repuplikës së Shqipërisë.Aty në këtë takim përkujtimor historik u shpërndanë edhe çertifikata mirënjohje,u kënduan këngë patriotike, u recituan poezi atdhetare etj.
Për të pranishmit u shtrua edhe një drekë te lokali me emrin ‘’Kalifornia e Muzakajve’’.Me vete morëm edhe një fotokujtimi të bukur.
Rezalla dhe gurët e kujtesës historike…
Rrugëtimi jonë nuk mbaron këtu, por vazhdoi deri në Rezallë të Drenicës.Lëmë pas fshatin Mazgit të komunës Kastriot duke marrë me vete shumë mbresa,por edhe obligimin që vitin e ardhshëm aty të ngrihet madhështor edhe obelisku.Populi ynë ka një shprehje lapidare se’’E drejta zhytet, por ajo kurrë së mbytet’’.Të vërtetën historike të betejës së Fushë – Dardanisë, s’mundet ta fshejë dot ajo kulla e zezë e ndërtuar nga serbët në vitin 1953. Prici Milosh Nikolla Kopiliqi është shqiptar.Në një shkrim shkrimtari Bedri Tahiri, na sjell fakte historike, të cilat janë si drita e diellit për heroin tonë Milosh Kopiliqi,i cili vret në çadrën kërpudhë sulltan Muratin.Eshtrat e princit arbëror gjenden në fshatin Rezallë të Drenicës.Janë dy gurë që kanë shkruar historinë e asaj beteje të përgjakshme. Ata dëshmojnë e faktojnë se kanë ruajtur për shekuj me radhë të fresktë historinë tonë kombëtare të asaj beteje të vitit 1389. Aty midis të tjerave fakteve, janë eshtrat e kryeheroit tonë të Milosh Nikollë Kopiliqi.Emri i heroit është skalitur në shekuj edhe në këngët e popullit që këndohen edhe sot e kësaj dite.Ne mundëm të sjellim këto vargje të një kënge epike popullore:
………………………
‘’ Ta ven kryet maje kapicës,
Jam Miloshi prej Drenicës..
Mbret e krajla shpesh gabohen,
Bijtë e Arbrit nuk pushtohen’’...
E vërteta triumfon në çdo kohë.Ajo largon ligësitë e shekujve .Në memorjen e popullit tonë janë skalitur ngjarjet historike, prandaj ato janë e do mbeten të gjalla në shekuj. E nesrmja na pret të gjithëve për të vendosur tufa lule përkujtimore e ringjallje te ai Obelisku ! Në Rezallë të Drenicës eshtrat e heroit te ai varr dëshmojnë për historinë.
Prishtinë, Kastriot, qershor 2021
Comments