Klubi i POEZISË Tiranë, me në krye Rexhep Shahun Revistën ILLZ dhe me mbështetjen e filantropit kombëtar Flamur Hoxha, në serinë e pelegrinazhëve të kujtesave historiko-shoqërore, organizuan në bashkëpunim me Shtëpinë e Shkrimtarëve Artistëve Durrës dhe klubin Harmonium Kavajë, pelegrinazhi përkujtimore të "Nderit Kombit" Hafiz Ali Korça".
Pelegrinazhi u krye pranë varrit të Hafiz Ali Korçës, në Medresenë e Qytetit Kavajë dhe në Bibliotekën e qytetit ku u mbajtën fjalët e rastit.
Rexhep Shahu i dhuroi Bibliotekës serinë prej 40 revistash ILlZ si botim special kushtuar teologut atdhetarit shkrimtarit përkthyesit orientalist Hafiz Ali Korçës
Pas një video ditari, fjalën përkujtuese e morën studiues e dashamirës të artit të kulturës si dhe Ali Korça junior(nipi nga djali).
Unë mbajta një fjalim të koncentruar si një nga bashkëpunëtorët mbi 30 vite me familjen Ali Korça,pasardhës të Hafiz Aliut.
Për kënaqësinë tuajën e timen lexim të këndëshëm miq e dashamirës.
Të nderuar të pranishëm! Jam i nderuar që u bëra pjesë e këtij pelegrinazhi përkujtimore të "Nderit Kombit" Hafiz Ali Korça.
Hafiz Ali Korça sa ishte një klerik me pikpamje reformator në fushën e teologjike, po aq ishte atdhetarë, patriot, përkthyes orientalist origjinal, por dhe një polemist politologët nga të parët i shoqërisë shqiptare.
Që në vitet 1920, hafizi reformator, shpallte se: "në gjuhë të Kuranit jo vetën nënshtetasit e një shteti, por dhe e gjithë bota janë vllazën, demokratë e jo aristokrate."
Kam pas nderin të ketë komshi mbi 30 vite nënë Balen e Dashur,nipin e Hafizit Ali Korçën Junior, të cilin e kemi nderin ta kemi mes nesh. Kam qenë i privilegjuar të lexoj e të futem në botën e pasur letrare të këtij kleriku intelektual poliedrit.
Unë do të ndalem vetëm në disa copëza jete, të cilat nxjerrin në pah madhështinë largpamëse të këtij intelektuali.
1- Ai ishte ndër mësuesit e parë të "Mësonjëtores Shqipe"të Korçës si një bashkëpunëtorë i ngushtë i Pandeli Sotirit, duke dhënë me përkushtim mësim pa pagesë.
2- Që në fillim u dallua si një publiçist dhe përkthyes i kryeveprave fetare dhe artistike, ku unë veçoj "Mevludin" dhe "Rubairat" e Omar Khajamit nga teksti origjinal, një prezantim sa i përveçëm aq dhe origjinal.
3- Si polemist shoqërorë dhe politolog, në vitin 1924 botoi veprën"Bolshevizma ç'katërrimi i njerëzimit", vepër e cila u bë shënjuesja e parë si denoncuesi shqiptar i komunizmit.
Kjo vepër u ribotuar në vitin 1944, pas së cilës erdhi dhe kalvari i persekutimeve, si për vetë Hafiz Ali Korçën dhe familjen e tijë, pushkatimin e djalit, internimin e djalit tjetër Alaudin i shkolluar në Itali, të nënëbales me fëmijët në Rreth Greth e më pas në Rreth të Shijakut.
4- At' Gjer Fishta e ka thirrur 5-6 muaj në Fishtë si bashkëpunëtorë në hartimin e projekt alfabetit sa që në popull qarkulloi "çudia":" Rrinë bashkë një prifti dhe një hoxhë".
5- Në një takim përvjetor në Korçë, me rastin e ditës të pavarësisë, Hafiz Ali Korça bën gjestin më patriotik atdhetarë të bashkimit pa dallim feje, duke ja marrë kamillafin priftit ortodoks nga koka, e ven në kokën e vet dhe festen e tija ja vendos në kokë priftit.
6- Sipas gazetës Tomorri të kohës, me 1940, Hafiz Aliu nuk pranoi që të jetë pjesë e dergatës në dhënien e Kurorës Shqiptare Viktor Emanuelit, duke u vënë në opozocion me regjimin pushtues fashist.
7- Në pikëpamjet teologjike ka qenë një reformator në të mirë të shoqërisë shqiptare, ndaj krahas persekutimit nga pushteti për pikëpamjet e tija nacionaliste, ai u përndoq dhe nga institucioni anadollak i besimit të kohës si një reformist.
Përndjekja si duket nga stafi klerikal në Kavajë vazhdon dhe sot , pas shumë viteve siç shihet dhe në foto, i kanë hequr emërtimin Medresesë të Kavajës.
Zgjou popull i Kavajës siç u ngrite nadhështor kur e përcolli me nderimin më të madh këtë martir të Kombit dhe vendos në vënd dinjitetin e Medresese.
Po thuaj në mjerim u largua nga kjo jetë kjo figurë e shquar me 7 janar 1957 i përcjellë me dashurinë e mbarë popullit, duke lënë pas një pavdeksi letrare, kolana e të cilave prej 12 vëllimeve në botim special pas vitëve '90, u botua në Shkup.
Nga ky erudit, përfaqësuesi më i rafinuar i një besimi autentik të një Islami Shqiptarë të ndriçuar, do të mbetet nër breza ky katërvargësh:
" Atdheu është kutia, feja xhevahiri
Rron në kuti brenda e ruhet floriri,
Për të mbrojtur nderin na duhet kutia,
Po s'pate Atdheun, shkon feja, inxhija."
I përjetshëm nër breza jeta dhe vepra e "Nderit të Kombit" Hafiz Ali Korça!
Vladimir Muça
Kavajë 27/6/2024
Comentarios