Nuk të shoh, nuk vjen edhe pse të pres sa thjinjet pritja
Nuk e di, a gjendem kund skutave tua te harrimit
a kam përfunduar kripë loti.
Përditë e më shumë
po ndryshkem si betejë e humbur në skuta muzeu
ku s'kam kujt t'i rrëfej për ty.
Po bëhem luftë e humbur pa lavdi.
E vështirë të tregohet dashuria
të gurëzohet loti.
------------
Nga libri Dita e gjashtë, Rexhep Shahu
Comments