top of page

RETH TERMIT ANTI SHQIPAR " SHQIPËRI E MADHE "


Hekuran Iljazi

Mendime : RETH TERMIT ANTI SHQIPAR " SHQIPËRI E MADHE "-

Të gjithë ata/ato SHQIPTARË

ATDHEDASHËS Intelektualë të angazhuar në analiza verbale,apo të shkruara nuk duhet në deklarimet apo shkrimet e tyre të përdorin termin anti-Shqiptar - "Shqipëri e Madhe" e shpikur nga qarqet e ndryshme shoviniste Sllavo-Greke. Ky term nuk ekziston,përveç se në kokat e shovinistëve fqinjë me një STRATEGJI të caktuar për mbajtjen të kolonizuar SHQIPTARËT që nuk kanë mundur t'i shpërngulin dot nga trojet e tyre, si ka ndodhur me pjesën dërmuese në ÇAMËRI. Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do te ketë SHQIPËRI TË MADHE,APO SHQIPËRI TË VOGËL,por ka:- SHQIPËRI ETNIKE(Natyrale) dhe troje SHQIPTARE të ndara deri më sot në 5 (pesë) shtete padrejtësisht. Pikërisht SHQIPTARËT asnjëherë nuk e kanë pranuar dhe nuk do ta pranojnë një padrejtësi të tillë. Është një absurditet i Evropianëve (disa shtete) që në këto kohë të zgjidhjeve në mënyrë të drejtë dhe demokratike, bëjnë presione nga më të ndryshmet që SHQIPTARËT të pranojnë kolonizimin e më shumë se gjysmës të teritoreve dhe popullsisë së tyre si një shekull më parë. SHQIPTARËT nuk e duan LUFTËN por në se kjo u imponohet,historija e ka provuar se dinë të luftojnë dhe të fitojnë. Në kohët e sotme Shtetet që janë skeptike për zgjidhjen e çështjes SHQIPTARE KUNDREJT VULLNETIT TË TYRE DHE AKTEVE NDËRKOMBËTARE MBI TË DREJTAT DHE LIRITË E POPUJVE PËR VETVENDOSJE duhet të binden se SHQIPTARËT nuk janë vetëm.... .... H.L.B.(Ilias).




27 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page