top of page

Restoranti „Imperial“ në Kilburn High Road


Restoranti „Imperial“ në Kilburn High Road është shpallur restoranti më i mirë shqiptar në Londër

 

Restoranti dhe mjedisi kulinar-familjar „Imperial“, në pronësi shqiptare, në Kilburn High Road, është shpallur restoranti më i mirë në Londër në një pyetësor të tipit kërkimor studimor për këtë qëllim në një mjedis akademik të kulinarisë Kombëtare në Mbretëri të Bashkuar. Restoranti i thjeshtë, i cili ofron një menu ndërkombëtare miqësore për klientët, duke filluar nga byrekët, gjellët tradicionale, mezetë dhe makaronat deri te mishi e asortimente të tjera me patate e perime të skuqura, u vlerësua në këtë risi Britanike të kërkimeve të kulinarisë që bazohet në shumë faktorë, pyetësorë dhe fakte reale nga shërbimi, pastërtia dhe siguria, si edhe nga efikasiteti. Ai triumfoi në kategorinë e tillë, duke mposhtur konkurrencën nga favoritë kritikë të tjerë. „Imperial“ gjithashtu prej kohësh ka çmimin për ekipin më të mirë të mikpritjes, dhe ky është një „çmim“ që ia ka dhënë vetë klientela, njërëzit e ndryshëm që e frekuentojnë bazuar në mirësjelljen e stafit, pronarëve të tij dhe vetë atyre që plotësojnë këtë vlerë të përditësisë.

Natyrshëm të gjithë jemi jashtëzakonisht të gëzuar që me këtë rast publiku britanik i afrohet shumë e më shumë kulinarisë shqiptare, dhe natyrisht dhe biznesi shqiptar ei këtij dimensioni arrin të kokuroj lirshëm dhe natyrshëm edhe në tregun e gjerë britanik. Si një restorant relativisht me përvojë, që e nisi rrugëtimin e tij si fillesë në atë kënd, pas disa vitesh rikuperimi dhe rinovimi, në Londrën thuajse qendrore, është një nder të gjesh një risi të tillë vlerësuese, kaq shumë komentues të sinqertë e vlerësues, kaq shumë dashamirës të atyre që u shërbejnë dhe asaj që ata marrin në këmbim. „Imperial“ ka bërë një rrugë të gjatë në një kohë shumë të shkurtër dhe ky është vetëm një shembull i jashtëzakonshëm i kësaj, duke nënkuptuar tashmë se edhe brezat e rrinj, gjenerata e dytë e rritur në Mbretëri të Bashkuar, natyrshëm është dhe bëhet vlerë e rëndësishme e biznesit. Nominimet për çmimet e vitit 2025 u votuan nga lexuesit e „Albanian Post“, „Fjala e Lirë“, dhe anëtarët e Restaurant Awards Guide. Këta kandidatë u vunë më pas në një votim publik.

„Imperial“ vazhdon të udhëtoj në rrugëtimin e nisur vite më parë, duke mbetur një Shqipëri e vogël në mes të Londrës. Pra, Vila „Imperial“ Restaurant-Bar tashmë është një Shqipëri e vogël në mes të Londrës. Një shqipëri e vogël me tradita dhe kulturë shqiptare,... ushqime tradicionale, gëzime, festa, dasma, ditëlindje..,

Vila „Imperial“ Restaurant-Bar, sikurse njihet dhe dihet tashmë prej kohësh është një Ambient i përsosur, që afron respekt, dhe që mbetet një ambient i kulturuar dhe profesionalisht i sprovuar

tek vila ronel do të gjeni në të gjithë hapësirën kohore Torta, Zupa, Trileçe... e mjaft surpriza shqiptare. Muzika shqiptare me talentë e yje të saj. Emra dhe vlera. Vila „Imperial“ Restaurant-Bar tashmë mbetet një qendër e sprovuar komunitare, ku fjalën e kanë të gjithë, të organizuar e të përfshirë në rrjedhat komunitare, të ftuar e të respektuar, të gatshëm për të prenotuar për evenimentet e lartcituara. Të gjithë tashmë janë pjesë e Vila „Imperial“ Restaurant-Bar.

Tashmë nuk janë vetëm shqiptarët që e frekuentojnë, dhe festojnë gëzueshëm në ambientet e Vila „Imperial“ Restaurant-Bar në Londër, por dhe vendasit dhe mjaft komunitete të tjera.  Dhe festa e tyre është thuajse ndryshe në një ambient të tillë komod, është tejet festive…

Vila „Imperial“ Restaurant-Bar në Londër mbetet e gatshme për të gjithë dhe të gjitha evenimentet...  Tashmë prej disa vitesh pranë shqiptarëve dhe mjaft evenimenteve të tjera të ngjashme, gjithnjë festive. Sikurse shihet në realitet Vila „Imperial“ Restaurant-Bar është vendi ku Ju do të gjeni përditësi edhe me revistën e vetme shqiptare në Londër “Albanian Post”.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page